BallinaPolitike“McGonigal”, Berisha: Rama të shkojë në burg! Tejkaloi vijën e kuqe. Ish-agjenti,...

“McGonigal”, Berisha: Rama të shkojë në burg! Tejkaloi vijën e kuqe. Ish-agjenti, 6 udhëtime në Shqipëri, kryeministri i përfshirë të aferën e zezë

 Kreu demokrat, Sali Berisha, i kërkoi dje Kryeministrit Edi Rama të shkojë si i penduar përpara drejtësisë, lidhur me hetimet e nisura në SHBA ndaj ish-drejtorit të Kundërzbulimit në FBI.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë ka përdorur mjete të paligjshme për të korruptuar Charles McGonigal, ndaj e akuzoi Ramën si të përfshirë në një nga aferat më të zeza, “në një akt që tejkalon çdo normë”. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha i kërkoi Ramës të japë dorëheqjen dhe të përgjigjet para drejtësisë shqiptare dhe amerikane. Berisha tha se mediat botërore kanë publikuar aferat korruptive të qeverisë, teksa shtoi se për shkak të imunitetit që ka si Kryeministër shpëtoi pa u dënuar në SHBA për foton me Obamën.

“Është në panik. Rama e di që sot janë të gjithë mediat e botës që nxjerrin aferat. Është njeriu i inteligjencës së FBI në sigurinë kombëtare më të fuqishëm të botës së lirë. Çfarë u tha DASH mediave në Shqipëri? Emri i Ramës lakohet më shumë se çdo emër tjetër i përveçëm. Nuk e bën dot më strucin. Rama të jap dorëheqjen. E shpëtuan një herë me Bilalin, për foton me Obamën. Ata e dinë, por e kursyen për shkak të imunitetit që ka si kryeministër. Tani ky ka bërë një veprim që asnjë vend partner nuk mund ta bënte ndaj tjetrit. Të japë dorëheqjen. Të dalë para drejtësisë këtu dhe atje”, theksoi ai. Berisha apeloi për hetim të thelluar ndaj Edi Ramës, por sipas tij pa imunitet.

“Komisioni Hetimor Parlamentar është emergjencë. Sikundër Rama ka vetëm një alternativë, të shndërrohet në ‘pentito’, në të penduarin e drejtësisë dhe të kontribuojë në zbardhjen e të gjithë kësaj afere që do të mbetet një njollë e tmerrshme e zezë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve”, theksoi Berisha. Akuzat për Kryeministrin tha se i mbështet mbi provat që institucionet e drejtësisë amerikane kanë gjetur për McGonigal, në të cilat sipas Berishës rezultojnë të përfshirë Kryeministri Rama dhe dy bashkëpunëtorët e tij, duke përdorur paratë për lobim rus, si dhe kundër opozitës shqiptare në SHBA.

“16 faqe ja ku janë, fillojnë dhe mbarojnë me personin A, Agron Nezën, ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit dhe të SHISH. Me personin B, Dorjan Duçkën, një nga mafiozët më kryesorë dhe me vetë Kryeministrin, i cili nga zyra e tij i ngarkon detyra McGonigal, për veprime të zeza ndaj opozitës shqiptare”, u shpreh kreu i PD-së. Udhëtimet e dyshimta që tha se McGonigal ka bërë në Shqipëri provojnë se Kryeministri Rama është po aq sa ish-zyrtari i lartë i FBI-së bashkautor në atë që e cilësoi krim.

“Edi Rama është bashkautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri. Ka bërë takime jo vetëm më Ramën, me Ardi Veliun, me shefin e Shërbimeve, me radhë e me radhë, me kupolën e policisë, etj. Thuhet se me të gjitha i ka bërë me pagesa, që të gjitha udhëtime të fshehta”, deklaroi ai. Berisha, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për takime të fshehta dhe me pagesa me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, por tha se këto takime janë kryer dhe me Ardi Velin, me shefin e Shërbimeve dhe kupolën e Policisë.

“Mafia qeveritare shqiptare është mafia më e rrezikshme e Evropës dhe planetit ndoshta. Shqipëria me dy mafiozë, Agron Nezën dhe Dorian Duckën arrin të fusë në rrjet një njeri të brishtë nga morali e çdo gjë. Në vend se të informonin menjëherë vendin partner, këta e shfrytëzuan dobësinë e tij dhe e angazhuan në një luftë politike të paimagjinueshme. E paguan atë për veprimtari antikushtetuese në SHBA. E paguan për përdorimin e institucionit themelor të sigurisë së brendshme për qëllimet e tyre politike, që të trajtojë FBI si një agjenci private. Edi Rama është bashkëautor në këtë krim të shëmtuar. McGonigal ka bërë 6 udhëtime në Shqipëri, takime jo vetëm me Ramën, me Ardi Veliun, me shefin e Shërbimeve, me kupolën e Policisë.

Thuhet se të gjitha i ka bërë me fatura, me pagesa. Që të gjitha udhëtime të fshehta. E paimagjinueshme. Që të gjitha udhëtime duke mos deklaruar hijen e zezë, oficerin e Sigurimit që e shoqëronte dhe ne tualet ka rrezik, Agron Nezën. Merrte shumat, po firmoste dhe marrëveshje me këtë që të zhvaste dhe nja 500 mijë euro në Bosnje për takime politike në misionin e SHBA në OKB. Rama me Agron Nezën dhe Duçkën bënë gjithçka t’i japin këtij njeriu çdo mundësi që të shkelmojë rregullat, Kodin e institucionit të tij, me rëndësi kapitale jo vetëm në SHBA, por për mbarë vendet e NATO dhe vendet e lira”, u shpreh Berisha.

Akuzat në adresë të Kryeministrit për këtë çështje, Berisha i vijoi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes elektorale me aleaten e tij, PBDNJnë. “Është tejkaluar çdo vijë e kuqe. Rama duhet të ikë, të japë dorëheqjen sa më parë, përndryshe shqiptarët do ta kryejnë”, u shpreh Sali Berisha. Dënimi, sipas tij, për Kryeministrin duhet të jetë i njëjtë me atë të ish-zyrtarit të lartë të FBIsë. “McGonigal mund të shkojë deri në 80 vjet dënimi, absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai”, theksoi z.Berisha.

Pampuri: Drejtësia shqiptare të shqyrtojë lidhjet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e konsideron një rast të paprecedent lidhjen e Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së i cili u arrestua nga autoritetet amerikane. Në një intervistë për “News24”, ajo tha se edhe vetë drejtësia shqiptare duhet të marrë në shqyrtim rastin. Sipas saj, provat janë të mjaftueshme që të niset një hetim ndaj Edi Ramës.

“Ne do kërkojmë nga drejtësia shqiptare të marrë në shqyrtim rastin, sepse është e paprecedentë që një kryeministër të ketë këtë marrëdhënie me një agjent të FBI. Kaq sa janë provat dhe ajo për të cilën po hetohet McGonigal, është një provë e mjaftueshme për hetimin e një Kryeministri, që ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave të huaja. Veç faktit që një kryeministër korrupton një agjent të FBI duke sajuar akuza të rreme, e është prishja e imazhit dhe cënim i një marrëdhënieje kaq të shëndetshme Shqipëri-SHBA. Kjo është e paprecedentë. Ne kërkojmë që drejtësia shqiptare të hetojë paralelisht”, deklaroi zj.Pampuri. Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së, është arrestuar nga autoritetet amerikane nën dyshimet se mban lidhje me një oligark rus i cili është vendosur në sanksione pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ish-agjenti special i FBI, i cili doli në pension në vitin 2018, akuzohet se ka shkelur sanksionet e SHBA dhe ka pranuar që t’i ofrojë shërbime oligarkut rus, Oleg Deripaska, i cili është nën sanksione. Sipas aktakuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA. Sipas aktpadisë, gjatë vizitës së shtatorit 2017, McGonigal “u prezantua nga personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i kërkoi atij ndihmë, që dikush të hetonte për një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin”. Disa javë pas këtyre takimeve, më 5 tetor 2017, sipas aktpadisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga Personi A. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga Personi A në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë në rezidencën e banorit A. McGonigal i la të kuptohej Personit A se paratë do t’ia kthente”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular