BallinaAktualitet“SPAK ta hetojë”/ Lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI, deputeti i...

“SPAK ta hetojë”/ Lidhjet e Ramës me ish-agjentin e FBI, deputeti i PD: Kryeministri të shkarkohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryeministrin Rama për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI, McGonigal, i cili është nën hetim nga autoritetet amerikane për marrjen e 225 mijë dollarëve nga një ish-punonjës i shërbimit inteligjent shqiptare.

Në studion e lajmeve në Panorama TV, deputeti demokrat u shpreh se Rama i ka shanset zero që të ndikojë në një gjykatë amerikane dhe kjo çështje, qoftë aferë apo jo do të dalë një ditë.

“Unë mendoj dhe do gjykoj që do ishte në nderin e Ramës që të vijë të ballafaqohet. Është normale dhe jam i bindur që çdo gjë do të dalë, qoftë aferë apo jo.

Rama i ka shanset zero  që të ndikoje tek një gjykatë amerikane. Që do të thotë se pavarësisht se një gjykatë amerikane nuk mund të fillojë dot hetim për një kryeministër të Shqipërisë, sepse ai është me imunitet diplomatike dhe këtë e kanë të drejtën institucionet shqiptare. Do ishte në nderin e SPAK që këtë gjë që ka plasur ky skandal duhet të hetohet. Ka përgjegjësi penale? Duhet të vihet para përgjegjësisë kryeministri. Nuk ka përgjegjësi penale! Të shkarkohet nga akuzat që ka.

Pa diskutim retorika politike do të behet për sa kohë mazhoranca pengon rritet tensioni, që do të thotë se ka diçka që nuk shkon”, tha Sula.

Sula u shpreh se Rama duhet të jetë i pranishëm në seacën parlamentare dhe të japë sqarime për lidhjet e tij me ish agjentin e FBI.

“Sigurisht kjo duhet vlerësuar si një shmangie e kryeministrit. Shumicën e rasteve nuk është se është prezent në seancat plenare. Unë e kam thënë që kur nuk është Rama parlamenti funksionon më mirë.

Si kryeministër i vendit duhet të ishte të ballafaqohej dhe para parlamentit të jepte llogari. Për fat të keq parlamenti është kthyer një shtojcë.

Ne jemi republikë parlamentare. Kryeministrin apo ministrat kur i kërkon parlamenti është i detyruar të jetë në seancë.  Unë them që akti më i rëndë ishte mbyllja e parlamentit në atë formë”, tha deputeti i PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular