BallinaKryesoreBardhi: Nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur...

Bardhi: Nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputetët e grupit ‘Alibeaj’

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se tha se nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputet të grupit të Alibeaj nisma e Ervin Salianjit për mbledhjen e firmave brenda grupit parlamentar me qëllim shkarkimin e Alibeajt nuk pati sukses sepse lëvizja e tij nuk u mbështet as nga deputetët që mbështesin Berishën.

I ftuar në ‘Real Story’ me gazetarin, Sokol Balla në Report TV, Bardhi tha se lëvizja e Salianjit kishte si qëllim ndarjen e mëtejshme brenda PD, por që sipas tij. nuk arriti të ketë sukses.

‘Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale. Ajo lëvizje dështoi që në nisje. Salianji, nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë rreshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit”, tha Bardhi.

“Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm. Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar”- u shpreh Bardhi ndër të tjera”, vijoi ai më tej, ndërsa shtoi se “deputet që më parë e ka quajtur Berishën vrasës, e sot janë krah tij”.

Një deklaratë të fortë ka bërë deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, që tha se nga ana e grupit të Berishës ka tentativa për të joshur deputet të grupit të Alibeajt. Ai tha se sot ato deputetë që Berisha ka në krah, e kanë akuzuar si vrasës kohë më parë. Pra sipas tij, kanë ndryshuar qëndrim, pa iu dhënë një shpjegim elektoratit

“Ka përpjekje të grupit të Berishë për joshur deputet nga grupi tjetër. Por ato kanë refuzuar se pavarësisht joshjes kanë zgjedhur parimet. Ke kolegë që sot janë në një qëndrim dhe befas shkojnë te Berisha, ti humb besimin, ke proces verbale, që deputet që sot janë krah Berishës, ato e quanin Berishës vrasës dhe sot janë krah tij, vetëm se duan të sigurojnë karrierën politike, ne nuk kemi hyrë në politik për të siguruar karrierën tonë politike”, tha Bardhi.

Duke folur për zgjedhjet lokale të 14 majit, deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së kandidatëve të përbashkët edhe nga ‘kampi kundërshtar’ demokrat, përsa kohë këta të fundit nuk janë të shpallur non-grata dhe nuk kanë probleme me korrupsionin.

“Ne u përpoqëm të ndërtonim një sistem bashkëpunimi mes demokratrëve. Unë kam bërë të qartë se nëse Berisha do ishte kandidat për kryeministër unë nuk do hyja kurrë në një proces të njëjtë. Kandidatët e bashkvie as nuk janë shpallur non grata as nuk kanë probleme me korrupsionin që ne mos të gjejmë gjuhën e komunikimit”- tha deputeti demokrat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular