BallinaLifestyleArmaldo nuk ia ka më frikën nominimit, sipas tij sonte del Efi!

Armaldo nuk ia ka më frikën nominimit, sipas tij sonte del Efi!

Banorët e “Big Brother Vip Albania” padiskutim që janë bërë kryefjalë e këtyre ditëve, me protagonistët që kanë ngjallur simpati dhe antipati me situatat që krijojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata tashmë kanë fansat e tyre, ndjekësit dhe simpatizantët e tyre që duke se i përkrahin deri në fund.

Të tjerë kanë rritur numrin e fansave, të tjerë na kanë zbuluar më shumë nga vetja duke na mundësuar t’i njohim shumë më tepër, përtej artit të tyre, dhe të tjerë ndoshta na kanë surprizuar, qoftë për mirë apo për keq, me disa që madje i kanë zhgënjyer fansat e tyre jashtë. Megjithatë, duket se ky nuk është rasti i Armaldos, të cilin e kemi njohur shumë më tepër, përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV.

Ai ka krijuar situata komike me batutat e tij, ka përçuar emocione të forta, por edhe ka sjellë mesazhe të forta. Edhe pse ai është në nominim, mesa duket Armaldo e ka kuptuar forcën e tij brenda shtëpisë së BBV dhe nuk ka aspak frikë se do të eleminohet këtë herë. Sipas tij, sonte nga shtëpia e BBV largohet Efi.

E kalova. Pse kjo është e vështirë? Mua nuk më duket e vështirë fare, kalimi i nominimit të radhës. Unë mendoj del Efi. Do arsye më të madhe?! E pe çfarë u bë atë natë në prime me Oltën. Ajo do ta penalizojë mendoj unë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular