BallinaAktualitetFoto me McGonigal, reagon Çeno: U nxorr nga telefoni i Dorian Duçkës,...

Foto me McGonigal, reagon Çeno: U nxorr nga telefoni i Dorian Duçkës, në tryezë ishte edhe Gjiknuri

Enri Çeno, sekretar për Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Rithemelimin e Sali Berishës, i cili u shfaq në një foto miqësore bashkë me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, ka dhënë versionin e tij në lidhje me foton. Në një reagim të tij, Enri Çeno thotë se fotoja ka dalë nga ‘Personi B’, që i referohet Dorian Duçkës, për të cilin thotë se ishte ulur në një tryezë me Charles McGonigal dhe Agron Nezën, dhe që e prezantoi me këto të fundit. Sipas Çenos pas darkës, në tavolinë u bashkua edhe Damian Gjiknuri.

Makineria propagandistike e përbaltjes së qeverisë nëpërmjet një prej mediave të saj për të përfshirë opozitën paska nxjerr nga telefoni i “Personit B” një foto timen dhe të ish partneres sime me agjentin e FBI-së McGonigal.

Për sqarim: Ishte 16 Nëntori i mbi 5 viteve më parë ku unë dhe ish partnerja po festonim ditëlindjen e saj. Në tavolinën ngjitur ishte një tjetër mik i imi me partneren e tij dhe pak më tutje po darkonin Personi A me Personin B nën shoqërinë e disa të huajve. Në përfundim të darkës “Personi B” si i njohur i joni na ftoi të dy çiftet për një pije. Aty u prezantuam edhe se cilët ishin të huajt. Pas pak tavolinës i shtohet edhe Damian Gjiknuri asokohe ministër, unë vendosa të largohesha pasi me të kam patur një konflikt ligjor në gjykatë.

Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë jam takuar me zyrtarin e FBI-së. Ndryshe nga Taulantët, Damianët, Belindat, Ëngjëllat apo Edvinët, unë nuk kam ndarë kurrë interesa financiarë apo okultë as me “Personin A” as me “Personin B” e aq më tepër me gjobvënësit e FBI-së. Gjatë tërë jetës sime nuk kam përfituar asnjë qindarkë para publike dhe nga shtatori i 2013 vetëm jemi përballur e përplasur me regjimin e Ramës si familje.

Për Kim Philby-sat morali është një aset luksi që nuk mund të ja lejojnë vetes dhe koha e tyre ka marrë fund, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo burracakëri e ulët thjesht me shton forcën për të përdorur të gjithë logjistikën time që këta minues të opozitarizmit dhe demokracisë së vendit të përgjigjen në mënyrën e merituar.- thotë ai.

Kujtojmë që ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent Sigurimit, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh dhe për komplot ndaj Lulzim Bashës.

*Personi B, në aktakuzë dhe shkresën e jurisë së madhe të gjykatës, është Dorian Duçka, ish këshilltar i Edi Ramës, për investimet e huaja.

**Në foto janë së bashku ish- shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, ish kandidati për deputet i Partisë Demokratike, pjesë e Foltores Enri Çeno, dhe Fjoralba Dizdari, anëtare e këshillit kombëtar të Rithemelimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular