BallinaAktualitetAv.Hasan Metuku: Sherbimi i Emigracionit (USCIS ) përditëson Aktin e Mbrojtjes së...

Av.Hasan Metuku: Sherbimi i Emigracionit (USCIS ) përditëson Aktin e Mbrojtjes së Statusit të Fëmijëve (CSPA) për Llogaritjen e moshës së atyre që kane aplikuar për (Green Card).*

Nga Av.Hasan Metuku
Sherbimi i Emigracionit (USCIS ) përditëson Aktin e Mbrojtjes së Statusit të Fëmijëve (CSPA) Për Llogaritjen e moshës për disa kategori që kane aplikuar per Resident të Përhershëm (Green Card).*
14/02/2023
UASHINGTON-SHBA Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit ka nxjerrë udhëzime në Manualin e Politikave të tij, për të përditësuar kur një numër vize emigrimi “bëhet i disponueshëm” për qëllimin e llogaritjes së moshës së një joshtetasi aplikues në situata të caktuara sipas Aktit të Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA).
Që një fëmijë të marrë statusin e ligjshëm të rezidentit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara bazuar në peticionin e aprovuar të prindërve për një vizë të sponsorizuar nga familja ose me bazë punësimi, fëmija në përgjithësi duhet të jetë nën moshën 21 vjeç. Nëse fëmija mbush 21 vjeç dhe “kalon moshën” gjatë procesit të emigrimit, fëmija në përgjithësi nuk ka më të drejtë të emigrojë me prindin bazuar në kërkesën e prindit.
Kongresi miratoi aktin ‘CSPA’ për të mbrojtur disa fëmijë joshtetas nga humbja e të drejtës për të marrë statusin e ligjshëm të rezidentit të përhershëm bazuar në një peticion të miratuar për vizë, duke ofruar një metodë për të llogaritur moshën e fëmijës që merr parasysh kur një numër vize imigrimi “bëhet i disponueshëm”.
Buletini i vizave i Departamentit të Shtetit përdoret për të përcaktuar kur një numër vize bëhet i disponueshëm. Buletini i vizave ka dy tabela – grafikun e datave për aplikimet dhe grafikun e datës së veprimit përfundimtar.
Sipas udhëzimit të mëparshëm të aktit CSPA, Shërbimi i Emigracionit (USCIS) konsideron një vizë të disponueshme për qëllime të llogaritjes së moshës në aktin CSPA, bazuar vetëm në grafikun e datës së veprimit përfundimtar, edhe nëse një joshtetas mund të aplikonte për rezident të përhershëm duke përdorur datën e mëparshme në grafikun “Data e Dorëzim të Aplikimit”.
Megjithatë, grafiku i datës së veprimit përfundimtar mbi një aplikim nuk avanconte asnjehere që aplikimet e tyre të miratoheshin. Këta joshtetas depozitonin aplikimet për rezident te perhershem bashkë me tarifën e kërkuar pa patur sigurinë nëse do t’i përfitonin mbi baze te aktit CSPA.
*Sipas këtij udhëzimi të ri, Shërbimi i Emigracionit (USCIS) tani do të përdorë grafikun e “Data e Dorëzim të Aplikimit” për të llogaritur moshat e këtyre joshtetasve për qëllime aktit CSPA, gjë që u siguron këtyre joshtetasve më shumë siguri në lidhje me aplikimet e tyre për të marrë statusin si rezident të përhershëm.
Nëse këta joshtetas kanë të drejtë të rregullojnë statusin për shkak të ndryshimit të politikës, dhe ata kanë bërë kërkesë për rregullimin e statusit, ata gjithashtu perfitojnë të drejtën të aplikojnë për Autorizim Punësimi dhe Dokument Udhëtimi, bazuar në aplikimin e tyre ende në proces, si dhe nuk do të humbasin Autorizim e Punësimit ose Dokumentin e Udhëtimit të lëshuar më parë.
*Aplikantët mund të paraqesin një kërkesë për të rihapur aplikimin e tyre të refuzuar më parë nga Shërbimin e Emigracionit, duke përdorur Formularin I-290B, Kërkesë pë Apelim ose Mocion. Si rregull, aplikantët duhet të paraqesin kërkesën për rihapje brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit. Për një kërkesë të paraqitur më shumë se 30 ditë pas refuzimit, Shërbimi i Emigracionit, sipas diskrecionit të tij, mund të justifikojë paraqitjen jashtë afatit të kërkesës nëse aplikanti dëshmon se vonesa ishte e arsyeshme dhe vonesa ishte jashtë kontrollit të aplikantit.
Ky përditësim i Manualit të Politikave nuk do të sigurojë që të gjithë fëmijët që aplikojnë por që mbushin moshën 21 vjec të përfitojnë përpara se t’u vihet në dispozicion një vizë emigrimi, as nuk do t’i parandalojë fëmijët që të humbasin statusin joemigrues që rrjedh nga prindërit e tyre pasi të mbushin moshën aktuale 21 vjeç.
Shërbimi i Emigracionit vazhdon të eksplorojë të gjitha opsionet e disponueshme sipas ligjit për të ndihmuar këtë popullatë. Për shembull, axhenda rregullatore e Departamentit të Sigurisë Kombëtare përfshin një njoftim të parashikuar për hartimin e rregullave të propozuara për përmirësimin e rregulloreve që rregullojnë përshtatjen e statusit me qëndrimin e përhershëm të ligjshëm dhe përfitimet e lidhura me imigracionin.
Më shumë informacion është i disponueshëm në Paralajmërimin e Politikave dhe në faqen e Aktit të Mbrojtjes së Statusit të Fëmijëve.( Departamenti i Sigurisë Kombtare, https://www.uscis.gov/policy…/volume-7-part-a-chapter-7
*Per sqarime më të hollësishme, të interesuarit mund të kontaktojnë METUKU LAW P.C., me telefon: +1 212 480 4242 ose Email: [email protected]
May be an image of money and text that says '2011 VISA PERMANENT PERMANENTER RESIDENT'
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular