BallinaAktualitetCensusi i ri për popullsinë! Zbardhet plani:Ja si do të numërohen shqiptarët,...

Censusi i ri për popullsinë! Zbardhet plani:Ja si do të numërohen shqiptarët, penalizim nëse nuk deklarojnë…

Popullsia e Shqipërisë pritet t’i nënshtrohet numërimit në muajt në vazhdim.

Mësohet se censusi është parashikuar të nisë në 18 shtator  dhe do të realizohet nga anketues që do të shkojnë  në çdo shtëpi për të mbledhur informacion.

Drejotresha e Instat Elsa Dhuli ka sqaruar se mbledhja e  të dhënave do të bëhet me pajisje elektronike.

Për pyetjet  që lidhen me fenë apo etninë është vendosur që përgjigja të jetë me dëshirë, pasi në censusin e kaluar këto pika  ngjallën reagime të forta brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë qytetarët duhet të përgjigjen dhe të japin të dhënat e parashikuara në formular pasi në të kundërt parashikohen penalitete që variojnë nga 50 në 100 mijë. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular