BallinaAktualitet‘Të pushtojmë Gjermaninë’/ Kërcënon lideri çeçen, mik i Putin: Është territori ynë

‘Të pushtojmë Gjermaninë’/ Kërcënon lideri çeçen, mik i Putin: Është territori ynë

Aleati i presidentit rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka bërë një deklaratë kërcënuese.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, Rossiya-1,  Kadyrov tha se ushtria ruse duhet të pushtonte Gjermaninë Lindore.

“Ky është territori ynë”, u shpreh ai. Lideri çeçen kërcënoi gjithashtu kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Sipas Kadryov, Olaf Scholz duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij në lidhje me Rusinë.

Ndër të tjera, Kadryov deklaroi se tërheqja e trupave sovjetike nga territori i ish-RDGJ në vitet 1990 ishte një gabim.

“Ata që janë përgjegjës, si ish-presidenti Mikhail Gorbachev, i cili vdiq vitin e kaluar, duhet të ishin ndëshkuar si “tradhtarë”, tha udhëheqësi 46-vjeçar çeçen, forcat e të cilit po luftojnë në Ukrainë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular