BallinaAktualitetDeti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke, policia në alarm. Ja...

Deti nxjerr 163 kg drogë në brigjet greke, policia në alarm. Ja shenja mbi pako që ngre dyshime se u përket trafikantëve shqiptarë

Policia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tre raste, deti ka nxjerrë në breg 163 kg marijuanë. Bëhet fjalë për tre sasi prej 134 kg, 15 kg dhe 14 kg, të dala të gjitha në bregdetin e Rethymnos, raporton korespondentja e Panorama.

Policia dyshon se pakot me drogë kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

Ajo cka vihet re tek pakot, është se ato janë tipike të modelit “shqiptar” të shkruara sipër me sprajt dhe të shënuara me një gërmë mbi to.

Pakot e nisura nga Shqipëria shpesh kanë gërma të ndryshme të shkruara me sprajt me qëllim që kur të arrijnë në destinacion, të identifikohen se kujt dërguesi i përkasin dhe të shpërndahën te porositësit e duhur.

Për shembull nëse 4 persona bëhën bashkë në Shqipëri dhe paguajne transportin e një sasie droge për në Greqi, pakot kanë 4 gërma të ndryshme ose 4 paketime të ndryshmë.

Ato magazinohen kur arrijnë dhe në këtë vend 4 trafikantët cojnë njerëzit e tyre të cilët marrin sasinë që i takon secilit sipas pakove.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular