BallinaKronikeÇfarë ndodhi gjatë natës në Kuçovë? Hyri për të vjedhur pulat në...

Çfarë ndodhi gjatë natës në Kuçovë? Hyri për të vjedhur pulat në një kotec, 52-vjeçari kapet ‘mat’ dhe…..

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Kuçovë. Një 52-vjeçar teksa ka hyrë në ambientet e banesës së një shtetasi, ka tentuar të vjedhë disa pula, por është përballur me të zotin e pronës, ndërsa ka rënë pre e dhunës.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’ pak pas mesnate, pranë varrezave të qytetit. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se shtetasi Lefter (Krenar) Brisku është kapur mat nga i zoti i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh., dhe ka nisur ta dhunojë. Mësohet se hajduti, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka pësuar fraktura të forta në kokë.

Pas sinjalizimit të policisë nga pronari i banesës, në vendin e ngjarjes mbërriti dhe ambulanca, e cila transportoi drejt spitalit të Kuçovës hajdutin. Pasi iu dha ndihma e parë në Kuçovë, 52-vjeçari mësohet se është transportuar drejt spitalit të Beratit dhe më pas te Trauma, për ndihmë të specializuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular