BallinaLifestyle“S’mund të dalë një çapaçul e të luajë me dy porta”- Kristi...

“S’mund të dalë një çapaçul e të luajë me dy porta”- Kristi gënjeu për të dashurën jashtë shtëpisë së BBV, reagon Sabiani: Nuk e lejoj të përfitojë nga naiviteti i Kejsit

Këngëtari i njohur, Sabiani ka reaguar pasi Kristi gënjeu duke thënë se “i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurën e tij para se të hynte në Big Brother Vip”.

Ai u shpreh se nuk sheh fare ndjenja nga ana e tij për Keisin dhe gjithçka po e bën për shoë.

Sabiani shkruan se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Kristi ka deklaruar se i kishte dhënë fund lidhjes me Zaza-n para se të hynte në Big Brother Vip.

Por gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, ai ka deklaruar se kishte një lidhje tjetër jashtë dhe kur të dilte do kthehej me atë.

“Unë me atë do të kthehem, kam një vajzë që më pret jashtë, por nuk i them jo një lidhje tjetër. U mërzit shumë që hyra”, është shprehur Kristi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular