BallinaKryesore“Zgjedhjet pa votë të lirë”, ambasadori i OSBE-së i përgjigjet Berishës: Nuk...

“Zgjedhjet pa votë të lirë”, ambasadori i OSBE-së i përgjigjet Berishës: Nuk shoh kushte për destabilitet

mbasadori i Prezencës në Tiranë, Guido de Sanctis nuk beson se në Shqipëri ka vend për skenarë destabilizues, siç ka paralajmëruar disa javë më parë kreu i opozitës, Sali Berisha, nëse në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje sipas standardeve demokratike.

Ambasadori iu përgjigj pyetjes në emisionin “Pa Censurë” duke iu referuar përvojës së tij të pasur në vende krizash, revolucionesh dhe luftrash si Libia apo Rusia, së fundmi, ku ai gjendej në kohën e nisjes së luftës me Ukrainën “Kushtet e krizës janë të lexueshme, mund t’i vëresh përreth teje.

Unë jam prej tre muajsh në Shqipëri dhe nuk vërej kushtet për atë që ju e quani destabilizim, apo të themi, ndonjë krizë madhore.

Personalisht, nuk i shoh”- u shpreh ambasadori i OSBE-së. Ai ka edhe një mesazh tjetër, këtë herë diu referuar përvojës dhe njerëzve në Shqipëri.

“Njerëzit që janë kaq të zgjuar e të guximshëm nuk mund t’i lënë gjërat të shkojnë përtej pikës ku nuk kontrollohen më. Jam i sigurt që pjekuria do të triumfojë.”- tha për emisionin “Pa Censurë” Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Guido de Sanctis.

PJESË NGA INTERVISTA ME GAZETAREN ELONA MEÇO NË EMISIONIN “PA CENSURË”, RTSH

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Berisha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike kanë deklaruar, herë pas herë, se nëse zgjedhjet më 14 maj nuk do të jenë sipas standardeve më të larta demokratike, në Shqipëri do të ketë destabilizim. A jeni të përgatitur ju për këtë skenar?

Personalisht, kam qenë dëshmitar i skenarëve tejet problematikë kur punoja në Libi, më 2011, dhe filloi revolucioni. U krijuan disa kushte dhe diçka ndodhi. Si sot një vit më parë, siç e dimë të gjithë, filloi lufta në Ukrainë. Unë isha në Moskë në atë kohë, saktësisht një vit më parë. Pra, kushtet e krizës janë të lexueshme, mund t’i vëresh përreth teje.

Unë jam prej tre muajsh në Shqipëri dhe nuk vërej kushtet për atë që ju e quani destabilizim, apo të themi, ndonjë krizë madhore.

Personalisht, nuk i shoh. Siç e thashë më parë gjatë intervistës, është një gjë të jesh i qartë, i drejtpërdrejtë e i sinqertë kur je parti dhe flet për partinë tjetër, dhe është gjë tjetër, në demokraci, të shprehësh kërcënime.

Është diçka që nuk është pjesë e rregullave demokratike. Askush, dhe nuk po i referohem dikujt posaçërisht, askush nuk duhet të përdorë kërcënime.

Pra, ju mendoni që nuk ka vend për destabilizim dhe këto janë vetëm kërcënime, në një gjuhë tjetër që mund t’i quajmë, blof, nga ana e z. Berisha?

Nuk kam gjykim për këtë. Ju fola për përvojën time të kufizuar prej zyrtari ndërkombëtar të dërguar jashtë shtetit, kur e kam gjetur veten në situata krize. Mendoj se përgatitja e një krize është diçka që mund ta nuhasësh në ajër.

Jam i sigurt që Shqipëria, dhe përgjithësisht kjo është përshtypja ime për Shqipërinë, që është vend i zgjuar, që ka arritur të dalë në mënyrë paqësore nga një periudhë e tmerrshme. Fundjavën e kaluar isha në Shkodër dhe vizituam vende ku ishin burgosur njerëzit më parë.

Ishte një detaj, por me të vërtetë më bëri shumë përshtypje. Pra, njerëzit që janë kaq të zgjuar e të guximshëm nuk mund t’i lënë gjërat të shkojnë përtej pikës ku nuk kontrollohen më. Jam i sigurt që pjekuria do të triumfojë.

Le të jetë kështu, z. Ambasador, sepse kjo çështja e nuhatjes është pak problematike, sepse shumë pak njerëz nuhatën që do niste Rusia një luftë në Ukrainë, meqenëse se ju ishit atëherë në vendngjarje. Por, ju lutem t’ju pyes për ngjarjet që ndodhin në parlamentin shqiptar, besoj që i keni ndjekur, atje është përkeqësuar situata politike. Mendoni që mazhoranca po e lejon opozitën të ketë të gjitha të drejtat e saj, të ushtrojë kontrollin parlamentar brenda parlamentit?

Ju përmendët kontrollin parlamentar. Kontrolli është një prej detyrave më kryesore të cilitdo parlament, jo vetëm në Shqipëri. Kontrolli parlamentar ka një sërë rregullash, ka rregulla të shkruara e të pashkruara.

Nëse mund ta them kështu, apeli ynë është që secila palë t’u përmbahet rregullave, të shkruara e të pashkruara, me dinjitet e pjekuri. Unë nuk gjykoj, por ne bëjmë thirrje që ky funksion të përdoret me dinjitet e pjekuri.

Në fakt, i janë mohuar disa të drejta opozitës. Për shembull, nuk ngrihen komisione hetimore parlamentare, kryeministri s’pranon interpelanca. Përbën një problem kjo për ju, sepse nuk shohim reagim nga OSBE-ja. Ndërkohë, dikur ka pasur të tilla reagime.

Sikurse ju thashë, fakti që reagimet tona nuk bëhen publike është ngaqë mendojmë se, në këtë situatë, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’ua japim mesazhet bashkëbiseduesve tanë.

Ne flasim me të gjithë, sikurse ju thashë, me çdo palë politike, dhe i përcjellim këto mesazhe. Mesazhi për procedurat parlamentare u është përcjellë qartë këtyre bashkëbiseduesve.

Dhe cili ishte mesazhi?

Përderisa po ju them që veprojmë në mënyrë të heshtur, nuk jam në gjendje t’u tregoj tërë mesazhin, por mesazhi është: keni rregulla, të shkruara e të pashkruara, përdorini me pjekuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular