BallinaKronikeTre viktima dhe tre të plagosura nga e njëjta dorë? Dyshime të...

Tre viktima dhe tre të plagosura nga e njëjta dorë? Dyshime të forta se Dan Hutra është autor i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë, hetuesit po verifikojnë gëzhojat

Dan Hutra, autor i dyshuar për plagosjen e ish-gruas dhe nënës së saj dhe vrasjen e 2 familjarëve të tyre, dyshohet të jetë vrasësi i 31-vjeçares Etleva Kurti, e cila u qëllua sot për vdekje nga një makinë në ecje. E reja qëndronte në oborrin e banesës së saj kur u qëllua disa herë më armë, dhe fatkeqësisht humbi jetën

Ndërkohë, Hutra dyshohet të jetë dhe autor i plagosjes së ish-të dashurës së tij me thikë, Marjana Gurakuqi, me qëllim që t’i grabiste lekë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 bëri me dije se prokuroria dhe policia vendosi që të verifikonte gëzhojat e armëve të gjetur në të dyja ngjarjet, ku ishte përdorur pikërisht një kallashnikov. Ndërkohë, vëllai i Etleva Kurtit, ka bërë një akuzë të fortë, duke ngritur gishtin e akuzës te Dan Hutra, pasi sipas tij e ka kërcënuar disa herë brenda ambienteve të burgut, ku ai rezulton i dënuar përjetë. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, një dëshmi e fortë është dhe rrëfimi i vëllait të Etleva Kurtit, Vladimir Kurti, i cili akuzon se pas ngjarjes fshihet Dan Hutra, pasi e ka kërcënuar me jetë disa herë.

KRIMI NË PASKUQAN
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

VRASJA NË PASKUQAN
Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular