BallinaPolitikeVendimi për vulën e PD-së/ Berisha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e...

Vendimi për vulën e PD-së/ Berisha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe në “Kushtetuese”, do dorëzojmë dokumentet për regjistrimin në zgjedhje

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se grupimi i tij do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit Administrativ për vulën e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve pranë tij, Berisha tha se këtë çështje do ta çojë edhe në Gjykatën Kushtetuese apo dhe në gjykatën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ndër të tjera, Berisha njoftoi se do të dorëzojë nesër edhe dokumentet për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha: Është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit është një histori turpi që s’mund të pranohet kurrë. Ndaj sapo të zbardhet, ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatë n Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Do bëjmë rekurs sepse që nga Roma antike deri më sot ku ka sunduar ligji, kurrë nuk është bërë palë në një gjyq ai që nuk ka qenë palë, dhe ai që në sallë të gjyqit tha se nuk është palë. Palë u bë Rama dhe Lira Kokona. Ajo ka rekorde të vërteta mafioze të një njeriu të korruptuar. Nesër do dorëzojmë dokumentet tona.

Kodi zgjedhor, në nenin 64 mos gaboj, pika 2/b përcakton që partia politike të regjistrohet, që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër dhe deklaratën se nuk do blejë vota. Nuk parashikon kur kryetari është i blerë vetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular