BallinaKryesoreBujar Leskaj: Komisioni i posaçëm hetimor parlamentar McGonigal-mision historik dhe kombëtar

Bujar Leskaj: Komisioni i posaçëm hetimor parlamentar McGonigal-mision historik dhe kombëtar

Nga Bujar Leskaj
Komisioni i posaçëm hetimor parlamentar McGonigal-mision historik dhe kombëtar
Një nga bazat themeltare dhe të patjetërsueshme të demokracisë është funksioni dhe aftësia e Parlamentit për të kontrolluar me efektivitet pushtetin ekzekutiv. Një prej mekanizmave klasikë të ushtrimit të këtij funksioni është institucioni i komisioneve të posaçme hetimore parlamentare. Ky institucion është përdorur 432 herë në historinë mbi 240 vjeçare të demokracisë amerikane nga të dyja dhomat e Kongresit Amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe me dhjetra e qindra herë në historinë e demokracive britanike, gjermane, franceze e me rradhë.
1. Komisioni hetimor parlamentar më i njohur në botë
Komisioni hetimor i Senatit amerikan për skandalin “Watergate(Uotërgejt)), i njohur zyrtarisht si Komiteti i Përzgjedhur për Aktivitetet e Fushatës Presidenciale, apo botërisht si Komisioni Watergate, ishte një komision hetimor i posaçëm, i krijuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara, për të hetuar skandalin Watergate. Gazetat kryesore dhe ato periferike të lajmeve amerikane, e përqëndruan vëmendjen e kombit amerikan në këtë skandal. Komisioni realizoi 22 dӕgjesa publike dhe mblodhi provat që çuan në paditjen e dyzet zyrtarëve të administratës Nixon dhe dënimin e disa prej ndihmësve të Presidentit Richard Nixon, për pengim të drejtësisë dhe krime të tjera. Komisioni Watergate çoi në dorëheqjen e Presidentit Nixon më 9 gusht 1974.
Në hapjen e seancave dëgjimore më datën 18 maj 1973, senatori Sam Ervin, Kryetari i komisionit hetimor të Kongresit Amerikan, që besonte se Kushtetuta e SHBA-ve ishte baza e qeverisjes së vendit, u shpreh “Etërit Themelues të demokracisë sonë, pasi kishin marrë pjesë në luftën kundër pushtetit arbitrar, kuptuan disa të vërteta të përjetshme, duke respektuar njerëzit dhe qeverinë. Ata e dinin se ata që u besohet pushteti, janë të ndjeshëm ndaj sëmundjes së tiranëve, të cilën Xhorxh Uashingtoni e përshkroi me të drejtë si “dashuri për pushtetin dhe prirje për ta shpërdoruar atë”.
2. Bazueshmëria dhe domosdoshmëria e komisionit hetimor për Ramën
Neni 77, Pika 2 e Kushtetutes se Shqiperise, shprehet qartë:” Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore”.
Përpjekja e mazhorancës për të delegjitimuar Parlamentin nga roli kushtetues i kontrolluesit të ekzekutivit dhe për të përdorur alibinë e nismës ligjore për ndryshime në legjislacionin për komisionet, si argument për të pamundësuar hetimin parlamentar ndaj skandalit McGonigal, përbën një praktikë abuzive politike dhe një zhvillim që vjen ndesh në mënyrë flagrante me parimet e Kushtetutës.
3. Zëvendësimi i komisionit hetimor parlamentar me një interpelancë parlamentare: goditje vdekjeprurëse ndaj demokracisë në Shqipëri!
Kjo seancë plenare me interpelancë të kryeministrit për skandalin McGonigal, nuk mund kurrsesi të ezaurojë për opinionin publik dhe qytetarin e thjeshtë, këtë aferë me shumë dimensione dhe ndikime, pavarësisht orëve që kjo seancë pyetjesh mund të zgjasë.
Skandali McGonigal e ka domosdoshmëri të zbërthehet në të gjitha përmasat e tij, me seanca dëgjimore dhe dëshmitarë të thirrur nga një komisioni i posaçëm hetimor parlamentar, i drejtuar nga opozita, pikërisht sikurse Neni 77, Pika 2, i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton dhe sikurse është praktika e rëndomtë e punës, në raste të skandaleve politike të drejtuesve të mazhorancës, në të gjitha parlamentet e botës së qytetëruar.
4. Rama, ky tiran parlamentar, sipas përcaktimit të Xhorxh Uashington
Kryeministri i sotëm, kryetari i sektit qeverisës Rama, ka ngritur në piedestal papërgjegjshmërinë dhe mosndëshkueshmërinë në administratën publike, duke zeruar llogaridhënien e nëpunësve të lartë publikë. Rama po hyn në historinë e Shqipërisë si:
1. Nëpërkëmbës dhe keqpërdorës i rolit të Parlamentit të Shqipërisë. Rama e ka shndërruar Kuvendin në një noter të rëndomtë të tekave të veta, duke e degraduar në nivelin më të ulët të mundshëm tempullin e një demokracie dhe duke i detyruar deputetët e Kuvendit të votojnë dëshirat e tekat e tij më absurde.
2. Korruptues politik i pashembullt. Në javët e fundit, shumë gazeta amerikane, si “The New York Times” “The Washington Post”, “The Washington Examiner”, etj., kanë trajtuar në detaje skandalin McGonigal. Gazeta “The Washington Examiner(ekzëmajnër)”, në artikullin e saj të 13 shkurtit 2023, cilësonte se “Që kur Rama mori drejtimin e vendit një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta arrijë këtë”.
3. Urrejtës patologjik i opozitës. Urrejtjen dhe përçmimin ndaj atyre që e kundërshtojnë, “Lideri Global” e ka në ADN-në e vet. Cinizmi, tallja, përdorimi i gjuhës vulgare, janë pjesë të arsenalit të tij , për të baltosur dhe denigruar opozitën kryesore të vendit
4. Abuzues i nivelit më të lartë me paranë dhe asetet publike. Në rast se tre deputetë të Parlamentit Evropian u arrestuan për lobimin e tyre të paligjshëm për interesat e Katarit në skandalin “Katargate”, Rama i jep qendrën e Durrësit një miliarderi arab, në mega-aferën korruptive dhe të pastrimit të parave të nivelit 2.1 miliardë euro, të projektit “Durres sea yachts & marine”.
5. Kryearkitekt i instalimit të antikulturës së papërgjegjshmërisë në vend. Asnjë nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra, pavarësisht se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar me instistim rezultate në luftën kundër korrupsionit, brenda piramidës qeveritare.
6. Shpërdorues i të gjitha institucioneve të pavarura, duke mos respektuar asnjëherë ndarjen mes ekzekutivit, legjislativit, institucioneve të pavarura dhe gjyqësorit. Rastet e zhvlerësimit kostant, nëpërkëmbjes dhe keqpërdorimit të institucioneve të pavarura janë të panumurta.
5. Rama, zero si qeveritar!
Në 10 vitet e qeverisjes së tij, kryetari i sektit në pushtet vjen me një bilanc të frikshëm të keq-qeverisjes, duke rrënuar interesat e qytetarëve dhe të buxhetit publik të tyre, si dhe duke i zhgënjyer keqazi ata. Rama është:
1. Përgjegjës i hemorragjisë së largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Në dhjetë vitet e sundimit të Ramës 2013-2022, sipas EUROSTAT, janë larguar rreth 900 mijë vetë. Kjo shifër është shumë më e lartë se emigracioni masiv i viteve 90-të, menjëherë pas shëmbjes së komunizmit.
2. Rama ka dyfishuar borxhin publik të vendit. Në dhjetë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(si ai zyrtar, dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP, vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar dhe detyrimeve të pashlyera të TVSH, etj.) ka kërcyer nga 68% që ishte në vitin 2013, në mbi 112% të PBB-së. Sot çdo shqiptar, sipas të dhënave të INSTAT, u ka borxh kreditorëve të shtetit të vet 4 mijë e123 euro, në krahasim me 2 mijë e 237 euro të vitit 2013.
3.
4. Rrënues i financave publike shqiptare, përmes kontraktimit të partneriteteve publik-privat(PPP), krejtësisht në dëm të parasë se taksapaguesve. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, “Kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe, Buxheti i Shtetit”.
5. Instalues i politikës së fasadave. Shpenzime e fasadave qeveritare dhe të gjitha shpenzimet e tjera jo-produktive janë në nivele mbi 650 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike. Ato gjenerojnë një dëm ekonomik vjetor mbi 200 milionë euro.
6. Përkrahës pa kushte i nismës serbe të “Open Balkan”, duke izoluar Kosovën në bashkëpunimin rajonal dhe anashkaluar Procesin e Berlinit, të inicuar nga Gjermania, ekonomia lokomotivë e Bashkimit Evropian.
xxx
Kjo seancë interpelance është thjesht një tymnajë, për të mbuluar skandalin e vërtetë dhe korrupsionin politik të kryeministrit, i cili ka nxitur korrupsionin politiko-ekonomik të një zyrtari të lartë të FBI-së amerikane.Në mungesë të dëgjesave nga një komision i posaçëm hetimor parlamentar, ajo nuk ka asnjë mundësi konkrete për të mbledhur prova rreth skandalit, as edhe për të inkriminuar realizuesin e tij.
Komisioni hetimor parlamentar McGonigal përfaqëson sot lakmusin e demokracisë shqiptare dhe mosngritja e tij do të shënonte fundin e demokracisë sonë të brishtë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular