BallinaKryesore“E mbyllim këtu, ta harrojmë”, mesazhi i Alibeajt sot për demokratët e...

“E mbyllim këtu, ta harrojmë”, mesazhi i Alibeajt sot për demokratët e degës nr.12 në Tiranë

Enkelejd Aliebaj u ka bërë thirrje demokratëve pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha atij vulën e Partisë Demokratike, që t’i mbyllin dhe t’i harrojnë përçarjet dhe keqkuptimeve mes tyre.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, Alibeaj u shpreh se nuk ndjen asnjë lloj kënaqësie për vendimin e gjykatës.

Sipas Alibeajt, shkaktar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, nuk është grupimi që drejtohet prej tij.

“Të mos jesh i shantazhuar ndaj lojërave të vogla të momentit për të parë të tashmën apo edhe të ardhmen e kësaj partie. Është partia e vetme, shpresa e vetme e shqiptarëve, ka qenë e tillë, mbetet e tillë, do të jetë e tillë, Partia Demokratike. Partia e njerëzve me shpirt të lirë, partia e njerëzve që besojnë te e drejta, te ligji, te prosporiteti. Kemi kaluar të gjithë një sprovë e vështirë, por ja që nuk ishte e pamundur. Teksa them këto fjalë, nuk i referohem fare çështjes së vendimit të gjykatës.

Nuk  ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës dhe tashmë do duhet të jemi emocional. Përekundrazi, unë kërkoj të bind veten, që me atë vendim të Gjyaktës së Apelit, ta mbyllim, ta harrojmë. E di që ka qenë një situatë e vështirë, përçarjesh, keqkuptime, ka kaluar dhe në ftohje të marrëdhënieve njerëzore. Nuk kemi qenë ne shkaktarët. Keni besuar te vlerat e Partisë Demokratike. Si mesazh të parë do u sugjeroja, kurrëfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne, në lidhje me vendimin e gjykatës”, theksoi ai

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular