BallinaKronikeAtentat në zonën e Don Boskos në Tiranë, humb jeten një grua...

Atentat në zonën e Don Boskos në Tiranë, humb jeten një grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Burime  bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vdekur një grua, e cila punonte si banakiere në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe 5 të plagosur.

Mësohet se gruaja është qëlluar gabimisht nga autorët, ndërkohë që nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.

Forca të shuta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se banakierja që ndërroi jetë ishte gruaja e katërt që vritet nga plumbat në pak ditë, pas vrasjes së 3 grave brenda një dite në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit nga vrasësi serial Dan Hutra, i cili fatmirësisht u arrestua.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular