Gruaja që shihni në foto është Mimoza Paja, 60 vjeçe. Ajo mbeti e vdekur nga breshëria me armë që u qëllua këtë mbrëmje në lokalin ne Don Bosko.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur: Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. E lënduar nga xhamat ka mbetur edhe një 10-vjeçare.
Sipas të dhënave të para mësohet se autorët janë larguar me një automjet, ndërsa emrat e personave të plagosur nuk bëhen ende të ditur.
Krimi i rëndë ndodhi sonte rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., raporton noa.al.