BallinaKronikeNdërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, Meçollari për herë të dytë në...

Ndërtimi në bazën ushtarake të Shëngjinit, Meçollari për herë të dytë në SPAK: Ja kush vendos për pronat!

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është marrë sot në pyetje për të dytën herë në SPAK.

Meçollari ka dhënë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet pa leje që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Pas daljes së tij nga SPAK, Meçollari tha se është ndërtuar në pronat e ushtrisë së Shëngjinit, ndërsa shtoi se nuk e di se ku janë bazuar. “Ndërtuan në pronat e ushtrisë në Shëngjin. Nuk di se si është vepruar dhe ku janë bazuar. Presidenti vendos për pronat e ushtrisë. Në pronën e ushtrisë, një pronë katërkatëshe”, tha ai për mediat.

Kujtojmë se Meçollari ishte në SPAK më datë 9 mars, ku u mor në pyetje nga prokurorët, në të njëjtën ditë me ish-gjeneralin e Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, për një padi ndaj këtij të fundit për pronat e ushtrisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular