BallinaKryesoreVeç kualicionit me Meten, tre deputetë të Berishes hedhin firmën për një...

Veç kualicionit me Meten, tre deputetë të Berishes hedhin firmën për një koalicion tjetër opozitar në zgjedhjet e 14 majit

Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për koalicionin tre partiak; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Partitë e mësipërme zotërojnë në Kuvend tre mandate përkatësisht të deputetëve Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

Sigla e koalicionit do të jetë ALD. Këto tre parti, pra Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat, duke marre firmat e tre deputetëve, konsiderohen parti parlamentare dhe për pasojë nuk e kanë me detyrimin mbledhjen e firmave për të kandiduar me listat e tyre në zgjedhje.

Ndërkohë, listat e këtyre partive për këshilltarët bashkiake mund të përdoren nga Partia Demokratike për të futur kandidatët potencialë fitues, të cilët kanë mbetur jashtë nga lista kryesore e koalicionit opozitar, për shkak se ajo liste do të ketë në përbërjen e saj kandidatë nga grupimi i Berishës si dhe përfaqësues të Metës, Dules dhe Ndokës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular