BallinaKryesore“Kulaç ose kërbaç”, Rama thërret sot për darkë kryetarët e bashkive

“Kulaç ose kërbaç”, Rama thërret sot për darkë kryetarët e bashkive

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot për një darkë 60 kryebashkiakët e PS. Takimi do të nisë në orën 18:00 në një restorant në periferi të Tiranës. Siç mëson Lapsi.al fokusi kryesor i darkës informale kanë për të qenë zgjedhjet lokale të 14 majit, ku shumica e kryetarëve aktualë pritet të rikonfirmohen.

Mes tyre ka edhe nga ata që ngelin jashtë planeve të socialistëve dhe që Edi Rama do t’u japë mesazhin e prerë: Të mbështesin kandidatin që do të caktohet nga PS. Kush bën të kundërtën e aq më keq “flirton” me opozitën, nuk i ka punët mirë.

Pra, është një takim jo për të bërë bilancin e qeverisjes vendore, por thjesht që Rama të ofrojë “kulaç” për të bindurit dhe “kërbaç” për ata që dalin nga rreshti i autokratit në krye të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular