BallinaAktualitetNdryshimet kryesore te propozuara nga Lefter Gështenja, në emër të PD në...

Ndryshimet kryesore te propozuara nga Lefter Gështenja, në emër të PD në Kodin Rrugor, që është përfshirë sot në Rendin e Ditës

Ndryshimet kryesore te propozuara nga deputeti Lefter Gështenja, në emër të Partisë Demokratike ne Kodin Rrugor, që është përfshirë sot në Rendin e Ditës:

1. Propozohet ulja e vleres se gjobave me 50% te vleres se percaktuar ne KODIN RRUGOR aktual. Kjo per e qene ne perputhje me standartet Europinane. Sot kemi gjoba maksimale sa 6 fishi i pages minimale.

2. Propozohet heqja e sherbimeve policore stacionare (POSTOBLLOQET) ne te gjitha akset kombetare.

3. Propozohet sanksionim ne KODIN RRUGOR qe minimalisht 50 % e e posteve per parking ne akset rrugore te bashkive te jene PUBLIKE pa pagese. Gjithashtu bashkitë marrin masa për të garantuar zona parkimi pa pagesë për të gjithë banorët rezidentë pranë banesës së tyre.

4. Për te gjithe qytetarët shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri me automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, u lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore nga 15 dite qe eshte aktualisht.

5. Pezullimi i lejedrejtimit, në rastet kur kundërvajtësi jep pëlqimin, konvertohet me pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

6. Shpejtesia maksimale e qarkullimit ne autostrada te jete jo me shume se 130 km/ore por duke ju referuar standarteve europiane dhe ne perputhje me standartet e projektimit te miratuar qe jane ne fuqi.

7. Propozohet rritja e afatit te kohes se pageses se gjobes pa penalitet nga 5 dite behet 15 dite.

Të gjitha këto ndryshime janë në interes të qytetarëve dhe i shkojnë në ndihmë jo vetëm sigurisë rrugore, por edhe drejtuesve të automjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular