BallinaSocialeNeuromarketing, shkenca që po ndyshon fushatat zgjedhore

Neuromarketing, shkenca që po ndyshon fushatat zgjedhore

Politikanët flasin dhe qytetarët dëgjojnë. Po a ndodh gjithmonë që mesazhi që japin politikanët është mesazhi që marrin qytetarët apo shumë gjëra humbasin rrugës. Cilat janë pikat e forta të një mesazhi, kur arrin maksimumin interesi i dëgjuesit, si të gjejmë të mesmen e artë gjatë një komunikimi publik dhe shumë pyetje të tjera tashmë kanë gjetur zgjidhjen e tyre. Ajo vjen përmes Neuromarketing – shkencës që kombinon mjekësinë, psikologjinë dhe komunikimi për të arriur rezultate të larta në përcjelljen e mesazhit.

Italia është një nga vendet lider ne Europë në këtë fushë dhe neuromarketingu po përdoret gjerësisht në komunikimin me publikun, në fushata zgjedhore dhe marketingu.

“Neuromarketingu mund të ndihmojë politikanët, që të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se qytetarët nuk janë indiferentë ndaj politikës. Ajo çka mund të jetë e rëndësishme për një politikan ose administrator lokal, ndoshta nuk paraqet interes për qytetarët, të cilët humbasin vëmendjen dhe nuk dëgjojnë më”. Kështu u shpreh në një intervistë për të përditshmen La Stampa, Luca Florentino, themelues i agjensisë “Ottosunove”, e para agjensi italiane, pjesë e Neuromarketing Science&Bussines Association.

Docent në kursin e formimit të Adminstratorëve Lokalë, Florentino shpjegon se përmes njohjes më të saktë të mënyrës se si funksion truri, mund të kuptohet që çdo vendim është një miks mes aktivitetit të trurit, për të cilin ne nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe proceseve racionale të neokorteksit (zonë në trurin e njeriut përgjegjëse për arsyetimin dhe vendimmarrjen).

“Vetëm duke studiuar këto mekanizma, mund të arrijmë të krijojmë komunikim “miqësor me trurin”, që nuk bazohet vetëm te arsyetim racional, por që përfshin në mënyrë aktive edhe pjesën e instiktive dhe emocioneve”.

Prej pesë vitesh, “Ottosunove”, bashkëpunon me Aksent Marketing në Shqipëri, duke këshilluar, ndihmuar dhe menaxhuar fushatat elektorale të aspirantëve për kryetarë bashkie apo deputet, por edhe për fushata marketingu dhe reklamash.

Në prag të zgjedhjeve lokale më 14 maj 2023, strukturat e përbashkëta mes Aksent Marketing dhe Otosunove janë të gatshme për të hartuar dhe asistuar fushatat e kandidatëve lokalë, nëpërmjet NeuroMarketingut, si një mënyrë më e drejtëpërdrejtë, për të depërtuar në ndërgjegjen, emocionet dhe arsyetimin e elektoratit, mbi atë çfarë kërkon dhe pretendon nga kandidatët.

Ekspertët tanë përdorin teknika shkencore si tensioni, impulsi elektrik, djersa, zgjerimi i pupilës, etj, për të përcaktuar qartë reagimin e publikut daj një kandidati të caktuar, apo një oferte të tij për elektoratin. Këto të dhëna përpunohen për të krijuar materiale komunikimi të personalizuara, të cilat arrijnë shumë lehtë në ndërgjegjen e qytetarëve dhe ndikojnë drejt për drejt në vendimmarrjen e tyre.

Për më shumë lexoni artikullin e gazetës italiane “La Stampa”

La neuropolitica di Luca Florentino che insegna ai politici a comunicare e ad essere “Brain friendly” – La Stampa

https://www.lastampa.it/torino/2023/02/27/news/politici_brain_friendy_neuropolitica_neuromarketing_luca_florentino-12666125/

       

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular