Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas një seance që zgjati më shumë se 60 minuta, anëtarët e KAS-it vlerësuan se deklarata e solemnitetit që është firmosur nga Alibeaj dhe jo nga Basha siç e kërkonte kreu i KQZ-së, Celibashi, është e vlefshme.
Burimet i thanë gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj se votimi në favor të regjistrimit të PD-së së Alibeajt ishte me katër vota pro dhe një kundër.
Siç mësohet, i vetmi kundër si për Alibeajn, ashtu edhe për kërkesën për të regjistruar PD-në me kryetar Sali Berishën, ishte Elvis Cefa
Votat në KAS
Pro Alibeajt
Elvin LAKO
Ilirjan RUSMALI
Koli BELE
Ledio BRAHO
Kundër Alibeajt
Elvis ÇEFA