BallinaKryesorePD në zgjedhje me Alibeajn kryetar të komanduar, zbulohet si kanë votuar...

PD në zgjedhje me Alibeajn kryetar të komanduar, zbulohet si kanë votuar pesë anëtarët e KAS-it

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas një seance që zgjati më shumë se 60 minuta, anëtarët e KAS-it vlerësuan se deklarata e solemnitetit që është firmosur nga Alibeaj dhe jo nga Basha siç e kërkonte kreu i KQZ-së, Celibashi, është e vlefshme.
Burimet i thanë gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj se votimi në favor të regjistrimit të PD-së së Alibeajt ishte me katër vota pro dhe një kundër.
Siç mësohet, i vetmi kundër si për Alibeajn, ashtu edhe për kërkesën për të regjistruar PD-në me kryetar Sali Berishën, ishte Elvis Cefa

Votat në KAS

Pro Alibeajt

Elvin LAKO

Ilirjan RUSMALI

Koli BELE

Ledio BRAHO

Kundër Alibeajt

Elvis ÇEFA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular