BallinaPolitikeVIDEO/“Absurdi më i madh”, Pampuri: Vendimi i Celibashit për PD, i paprecedent...

VIDEO/“Absurdi më i madh”, Pampuri: Vendimi i Celibashit për PD, i paprecedent në 32 vite

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e konsideron absurde dhe të paprecedent, vendimin e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, i cili vendosi të mos regjistrojë këtë forcë politike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pampuri u shpreh se në 32 vite demokraci, nuk ka pasur një vendim të tillë.

Sipas Pampurit, Celibashi nuk mbron interesat e institucionit që përfaqëson, por bindjet e tij dhe të kryeministrit Edi Rama

“Vendimi i marrë dje nga Celibashi për mos pjesëmarrjen në zgjedhje të Partisë Demokratike, ishte absurdi më i madh, ishte i paprecedent. Regjistrimi i komisionerëve ishte një hap i mirë, i cili regon shumë për këtë vendim të Celibashit dje.

Pra, ndërkohë që Celibashi regjistroi komisionerët, dje mori një vendim i cili i ishte i paprecedent në këto 32 vite demokraci, ku nuk pranon të regjistrojë një parti të djathtë, partinë më të madhe opozitare për arsye absurde”, theksoi deputetja Orjola Pampuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular