BallinaKryesore12 orë diskutime mes Kurtit dhe Vuçiç! Arrihet marrëveshja për normalizimin e...

12 orë diskutime mes Kurtit dhe Vuçiç! Arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ka përfunduar raundi i bisedimeve mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, përmes një postimi në Tëitter. Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Kurti dhe Vuçiç, u takuan dhe diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian (planin franko-gjerman).

Pas përfundimit të këtij raundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për të dhënë detaje mbi atë se çfarë u arrit në implementimin e këtij plani nga të dy vendet.

Kujtojmë se diskutimet e ditës së sotme kanë zgjatur rreth 12 orë dhe janë zhvilluar 2 pauza mes tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular