BallinaKultureBesnik Mustafaj para lexuesit me librin e tij më të ri "Fajtori"....

Besnik Mustafaj para lexuesit me librin e tij më të ri “Fajtori”. Te martën shkrimtari do ta promovoje në Deçan

Analisti Besnik Mustafaj ka publikuar librin e tij të ri “Fajtori”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafaj. Në një status në rrjetet sociale, analisti thotë se ky botim shënon kthimin tim si shkrimtar tek Onufri, ku ka botuar dhe tri vepra të tjera.

“Ky është libri im i ri, i dalë sot nga shtypi. Janë tri novela. Ky botim shënon kthimin tim si shkrimtar tek Onufri. Jam fort i kënaqur me këtë fillim të ri. Onufri është botuesi i parë i tri prej veprave të mia më të rëndësishme: esesë ‘Midis krimeve dhe mirazheve’, romanit ‘Boshi’ dhe përmbledhjes me poezi të zgjedhura ‘Legjenda e lindjes time’”, shkruan Mustafaj.

Promovimi ne Decan te Kosoves te marten. Njoftimi nga Besnik Bustafaj:

Me 21 mars 2023, në ora 14.00, do të jem në Deçan, per promovimin e librit tim te fundit “Fajtori”. Ftoj te gjithe miqte dhe dashamiret e mi nga Deçani, nga Peja, Juniku e nga Gjakova, por edhe nga Tropoja te marrin pjese brenda mundesive. Mua do te me behej qejfi t’ju shihja sa me te shumte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular