BallinaAktualitet“Lavdi Hajredin Pashës”, deputeti i PS quan ish-gjeneralin turk hero të dibranëve!...

“Lavdi Hajredin Pashës”, deputeti i PS quan ish-gjeneralin turk hero të dibranëve! Më pas “pendohet” dhe ndryshon postimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, është shprehur se komandanti osman, Hajredin Pasha, është hero i dobranëve.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Gogu ka shpërndarë një video që dëgjohet kënga e Hajredin Pashës.

Por Gogu duket se nuk e di që Hajredin Pasha ka qenë gjeneral osman dhe në mbishkrimin e videos thotë se ai është hero i gjithë dibranëve.

“170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar dhe vijon e ngjallë njësoj emocione”, shkruan Gogu krahas videos.

Por me të parë reagimet e komentuesve, Gogu duket se e ka kuptuar gabimin dhe e ka ndryshuar postimin.

“170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocioni”, ka qenë statusi i ndryshuar.

Kujtojmë se kjo këngë (pra kënga e Hajredin Pashës), i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, i cili sipas historisë, më 1844 pësoi disfatë në luftë me shqiptarët.

Kjo ishte një fitore e madhe për shqiptarët e Dibrës, pasi ata luftuan kundër një fuqie të madhe të kohës, e cila kishte një ushtri të madhe dhe të armatosur mirë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular