BallinaOP EDProblematikat e Vlorës në infrastrukturë/Nga Bujar Leskaj

Problematikat e Vlorës në infrastrukturë/Nga Bujar Leskaj

Nga Bujar Leskaj
Fjala me 16.03.2023, në Kuvend.
Problematikat e Vlorës në infrastrukturë.
Edhe pse në vitet e fundit, Vlora ka njohur shumë investime në infrastrukturën rrugore, (gjithmonë sipas propagandës së qeverisë së Rilindjes),investime me vlera te larta, por me pikepyetje sipas eficences dhe ekonomicitetit, Vlora dhe lagjet e saj periferike, njësitë e saj administrative, si edhe fshatrat e bashkisë Selenicë, vazhdojnë të paraqesin problematika të theksuara sa i përket rrugëve, furnizimit me ujë të pijshëm, etj.
Nuk do te flas sot, megjithese duhet ulëritur, për tjetërsimin e Sheshit të Flamurit dhe përgjysmimin e sipërfaqes së tij; as për sheshin e Skelës ku piramidat prej dheu mbulojnë pamjen e detit dhe Shtëpinë e Pavarësisë; as për Sheshin përpara Bashkisë, e cila është betonizuar totalisht dhe dy lagjeve të vjetra të Vlorës, Lirim dhe Karabash, u mbyllet dalja, duke u vështirësuar jetën qytetarëve. Nuk do të flas për historinë dhe traditën e Vlorës, e cila në emër të modernizimit është shkatërruar.
Nuk do të flas as për 90.000 euro në ditë për TEC-et që nuk funksionojnë !
Ne,do të zhvillojmë protestë të vecantë në Vlorë për këto TEC-e korruptive.
Sot dua të flas për një panoramë aspak normale, e cila shfaqet që prej hyrjes së qytetit:një numër i madh rrugësh dhe lagjes te qytetit te Vlores te lena ne harrese totale nga institucionet vendore, lagjesh me rrugë të amortizuara, shpesh herë të paasfaltuara, pa ndricim e pa kanalizime. Dhe pamje të tilla të shoqërojnë gjatë gjithë qytetit, sigurisht jo në Lungomare apo në bulevardin Vlorë-Skelë, por në lagjet jashtë fasadës së bukur.
Gjatë kësaj periudhe, kandidati i PD për bashkinë e Vlorës, z.Hysni Sharra, të cilit sot gjej rastin t’i uroj fitoren ne 14 maj, ka denoncuar në media dhe jo vetëm shumë problematika të qytetit të Vlorës.
Kanalet e hapura në lagjet “4 Heronjte”, “24 Maji”, “10 Korriku”, “Hajro Cakerri”, infrastruktura e dëmtuar në zonën e ish-fabrikës së Cimentos me qindra familje, të cilat vijojnë jetesën në mungese totale te kushteve infrastrukturore: pa rruge, pa kanalizime,pa uje, pa ndricim e mbetje urbane që grumbullohen në vende të paautorizuara.
Në denoncimet e tij z.Sharra është ndalur në rrugën “Lef Sallata”(ish-rruga “Arcobaleno”) vetëm një kilometër larg qendrës së qytetit dhe rrugët lidhëse me të, të cilat janë në gjendje të mjeruar.
Gropa,baltë,male me mbeturina, njerëz që largohen e aktivitete që mbyllen.
Janë “filluar” punimet dhe rezultati? Banorëve u kanë rrëzuar muret rrethuese të shtëpive, punimet nuk përfundojnë, kaos dhe vështirësi pa fund në përditshmërinë e qytetarëve.
Po ashtu, Pylli i Sodës, mushkëria e gjelbër e Vlorës, kjo pasuri e jashtëzakonshme është në gjendje të rëndë !
Papastërti, mbetje urbane e inerte te hedhura andej-këtej.
Shtuar kësaj edhe derdhja në det e ujërave të zeza nga hidrovori, ku aroma e keqe e bën akoma më të vështirë situatën, dëmi mjedisor, shëndetësor e turistik, është i pakthyeshëm.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular