BallinaAktualitetGruaja rrëfen tradhtinë e burrit me ish-të dashurën e rinisë: I dërgonte...

Gruaja rrëfen tradhtinë e burrit me ish-të dashurën e rinisë: I dërgonte forografi të pjesëve intime kur ishte me mua në krevat, ajo ka shkruar edhe një libër…

Një histori e pazakontë është shpalosur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, ku një grua, Malaizja, ka akuzuar burrin e saj për tradhëti me ish-të dashurën e rinisë.

Melaizja thotë se ish-bashkëshorti, me të cilin tani është në proces divorci, e ka tradhtuar prej 12 vjetësh dhe këto deklarata i bëri përballë djalit të saj.

Sipas saj, burri ka mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës me ish-të dashurën, e cila sipas saj, ka shkruar një libër për këtë histori të pamundur dashurie.

Malaizja bën të ditur se ish-e dashura e burrit është e martuar dhe me fëmijë, por nga ana tjetër ka vazhduar të komunikojë me bashkëshortin e saj duke shkëmbyer edhe fotografi intime.

Pjesë nga diskutimet:

Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?

Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.

Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?

Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi  dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jam detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste. Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.

Eni Çobani: Pra fotografitë…

Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?

Eni Çobani: Si, në krevat me ty…

Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular