BallinaKronikeArrestohet ish-drejtori i doganës së Fierit, përplasi këmbësoren dhe një automjet (EMRI)

Arrestohet ish-drejtori i doganës së Fierit, përplasi këmbësoren dhe një automjet (EMRI)

Aksidentoi një këmbësore me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas përplasi një automjet, vihet në pranga 46-vjeçari Albert Lagji.

Albert Lagji, ish-drejtori i doganës së Fierit, mësohet se është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë

Shtetasja I. S. dhe shtetasi B. C. ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“ dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., 66 vjeçe, banuese në Vlorë, është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku më pas ka përplasur automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, banues në Vlorë.” – njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular