BallinaPolitikeKandidat i PD për Bashkinë Krujë Sabah Sheta ka mesazh për demokratët:...

Kandidat i PD për Bashkinë Krujë Sabah Sheta ka mesazh për demokratët: Të lëmë mëritë dhe të shporrim njëherë e përgjithmonë Rilindjen

Nga Sabah Sheta
Kandidat i PD per Bashkine Kruje
Të nderuar vëllezër dhe motra demokratë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Malësisë. Çdo minutë, orë dhe ditë që kalon në vë në sprovën tonë të vërtet, në qëllimin e përbashkët fitoren ndaj kundërshtarit politik, Partisë Socialiste. 14 maji, është dita, është stacioni i radhës ku të bashkuar, krah njëri-tjetrit, besimplotë kemi mundur që në garën elektorale të dërrmojmë Rilindjen, siç ditëm dhe e realizuam në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021!
Vëllezër demokratë! Siç kemi bërë prej themelimit të forcës sonë politike, duhet që të votojmë logon tonë PD. Kemi bashkëjetuar mrekullisht me njëri-tjetrin, kemi debatuar mes nesh për të prodhuar më të mirën, por në fund kemi lënë mënjanë mëritë dhe pakënaqësitë, duke u parë sy më sy, jemi kuptuar dhe të bashkuar ndaj kundështarit kemi fituar. Ftoj çdo bashkëudhëtar timin brenda forcës sonë politike ndër vite të jemi bashkë dhe të shporrim njëherë e përgjithmonë Rilindjen dhe soin e saj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular