BallinaKryesoreProblematikat e Selenicës në infrastrukturë/Nga Bujar Leskaj

Problematikat e Selenicës në infrastrukturë/Nga Bujar Leskaj

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Fjala ne s𝗲𝗮𝗻𝗰en 𝗣𝗹𝗲𝗻𝗮𝗿𝗲, 𝟭𝟲.𝟬𝟯.𝟮𝟬𝟮𝟯, 𝗻𝗲 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱.
Mungesa e vëmendjes totale e institucioneve qendrore dhe vendore (përjashtojmë këtu asfaltin elektoral sa here jemi në prag zgjedhjesh) është programi i vetëm që është implementuar këto 10 vite, kryesisht në njësitë administrative të Bashkisë Selenicë, njësitë administrative dhe në lagjet periferike të bashkisë Vlorë.
Qytetarët e Vlorës dhe të Selenicës ankohen për furnizimin me ujë të pijshëm, edhe pse për të flitet sa herë ka zgjedhje. Në shumicën e fshatrave të Bashkisë Selenicë, në njësitë administrative të Bashkisë Vlorë, në shumicën e lagjeve të Vlorës, furnizimi me ujë të pijshëm, që nuk pihet, është me orar.
Njësitë si Orikumi dhe Radhima, zona me turizëm të lartë gjatë muajve të verës përsëri vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, por edhe e energjisë elektrike, sa herë që prishet pak koha.
I njëjti problem është edhe për fshatrat Babicë e Madhe, Babicë e Vogël, Alikokë, Xhyherinë e Kaninë.
Fshatrat e njësise administrative Qendër (Cerkovinë, Trevllazër, Panaja, Skrofotinë, Novoselë, Akërni, Bishan) si kultivuese të ullirit dhe prodhuese të njohura të vajit të ullirit dhe vreshtarisë, prej vitesh nuk po njohin asnjë ndihmë, subvencione, grante apo mbështetje financiare nga shteti.
Në fshatrat Alikokë, Babicë, Xhyherinë, Kaninë, qindra banorë, të prekur nga kalimi i By-passit ende nuk janë dëmshpërblyer, për shkak të burokracisë dhe ineficencës dhe korrupsionit të institucioneve.
Nga takimet që kam pasur me banorë të këtyre zonave disa nga problemet e tyre të mprehta janë:
1. Selenica, prej vitesh kërkon ndërtimin e Lotit 4 dhe urës që e lidh me aksin Levan- Tepelenë.
2. Segmenti rrugor rreth 20 km i gjatë, i cili fillon nga rruga e Lumit të Vlorës më pas për 9 km në Velçë, Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj dhe përfundon në Vërmik është totalisht i amortizuar. Mungesa e investimeve, mungesa e aksesit që këto fshatra kanë, ka sjellë braktisjen nga banorët. Dikur kanë qenë mbi 1000 familje, sot as 400.
3. Fshatrat e Selenicës, kanë rrugë totalisht të parehabilituara, totalisht të amortizuara, ashtu siç është segmenti rrugor që fillon nga Vllahina dhe përfundon në Amonicë dhe më pas lidhet edhe me Sevasterin!
Rruga sot është bërë shkak që fshatrat si Gërneci, Mallkeqi, Lezhan, Amonica të jenë pothuajse të izoluara e të lëna në varfëri.
4. 25 km rrugë e cila fillon në Vllahinë dhe përfundon në Poçem. Segment rrugor i cili lidhet më pas me Levan-Tepelenë, teksa fare mirë mund të shërbente si një “korridor” për fshatrat dhe vetë Vlorën. Sot rruga gjendet në të njëjtën gjendje si në kohën e sistemit te qofte largut. Askush nuk është kujtuar për të. Mbi 2000 familje të izoluara.
5. Dhjetëra puse nafte në fshatrat Kocul dhe Gorisht. Miliona lekë të përfituara nga shitja e saj, nga të cilat asnjë lek nuk investohet për fshatrat në fjalë. Rinia largohet çdo ditë, sepse mungojnë vendet e punës dhe perspektiva.
7. Shumica e fshatrave të Bashkisë Selenicë furnizohen me më pak se 30 minuta ujë në ditë. Banorët mundohen të furnizohen me ujë si në mesjetë ndërkohë që Ujësjellësi është kthyer në institucion ku vegjetojnë rrogëtarët militantë të sektit në pushtet.
8. Mbetjet urbane digjen nëpër fshatra dhe ndotja është një tjetër problem për banorët dhe ekosistemin e zonave.
9.Akset rrugore dëmtohen nga rrëshqitja e gurëve dhe e dherave, nga gërryerja rrugëve që lidhin fshatrat si në rastin e njësisë Sevaster me qytetin e Vlorës, sidomos gjate sezonit te rreshjeve te shiut.
10- Rruga e Armenit, fillon prej hyrjes së Picarit dhe përfundon në qendër të fshatit. Jo më tepër se 2 km rrugë e cila ndër vite nuk ka parë asnjë investim. Segmenti rrugor gjithë gropa është kthyer tashmë në gangrenën e banorëve të zonë dhe drejtuesve të automjeteve. Për shkak të rrugës rreth 300 familje izolohen, duke shmangur shpeshherë lëvizjet e tyre drejt Selenicës apo Vlorës.
11- Fshati Akërni 20 km larg Vlorës, ka probleme te theksuara në funizimin me ujë të pijshëm, megjithëse kjo zonë është shumë pranë vendit ku zbatohet projekti i aeroportit të Vlorës dhe Ujësjellësi i zonës dhe stacioni i pompave të funizimit me ujë ndodhet vetëm 1.5 km larg fshatit.
Të nderuar kolegë!
Këto ishin disa nga problematikat, të cilat kam hasur e më kanë parashtruar qytetarët vlonjatë dhe qytetaret e Selenicës.
Problemet janë të shumta, bëhen edhe më të mprehta kur mungon dëshira dhe vullneti i mirë për t’u zgjidhur.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular