Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se ditën e nesërme, do të merret vendimi dhe do të bëhet e ditur sesi do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit, kjo forcë politike.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se nuk merr vendime individuale dhe shtoi se nesër do të zyrtarizohet vendimi i Kryesisë grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.
“Ishte mbledhja e Kryesisë, më pas ishte dhe mbledhja e grupit parlamentar. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, për arsye të thjeshtë, zhvillohen mbledhje të disa prej struktruave kryesore të PD-së, sepse çështja e zgjedhjeve është një çështje që ka impakt publik, ka një rëndësi të madhe për të gjithë demokratët. Diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Derisa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot. Zyrtarisht do të jetë nesër, duroni.
E kam aq maturi, përgjegjësi politike që të mos marr vendime individuale. Nesër do t’i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do jetë vendim që do përbëhet nga vendimi i Kryesisë, grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve. Nesër formalizohet”, theksoi Alibeaj.