BallinaOP EDNëse reagojmê si normalë, nuk e mundim dot një të çmendur si...

Nëse reagojmê si normalë, nuk e mundim dot një të çmendur si Rama

Nga Basir Çollaku
Ajo çka po ndodh në Shqipëri, më sjell ndërmend një rrëfenjë të hershme në një mbretëri.
Madhëri ka ndodhur një fatkeqësi e madhe shkon dhe i flet një nga këshilltarët e tij.
Çfarë ka ngjarë e pyet mbreti
Njerëzit e mbretërisë suaj janë çmendur
Përse kërkon më tej të dijë mbreti.
Kanë pirë ujë diku dhe nuk dimë si të bëjmë derman kësaj ndodhie ku janë çmendur të gjithë
Pasi mendohet pak sekonda mbreti pyet
Ka më nga ai uji ?
Po thotë oborrtari.!
Epo çpret. Na sill të pimë dhe ne të gjithë nga një gotë, se ndryshe nuk ia dalim.
Dhe..pinë nga i njëjti burim. U çmendën të gjithë dhe u morën vesh mirë.
Edi Rama nuk i ka pasur ndonjëherë mirë rrethanat me shëndetin mendor. Dalja publike e disa kartelave mjekësore, nuk është vetëm nje histori spitalore. Por askush nuk ua ka vënë veshin këtyre të dhënave serioze dhe sot Edi Rama ështe prej 10 vitesh Kryeministër bashkë me legjendën e kartelave të tij.
Dhuna, asgjësimi i institucioneve, marrja e vendimeve sipas oreksit shpëfillja e gjykatave, urdhërimi prokurorive, sjellja legene e kupolës së policisë nën këmbët e tij, zaptimi çdo agjencie, ka berë vendin një çmendine ku pyetet vetëm ai dhe krisjet e tij. Oborrtarët e tij qeveritarë e bashkiakë i kanë vënë syrin pasurimit e plaçkitjes, duke majmur veten dhe horrnajën rreth tyre.
Dosjet në SPAK jane komedi e zezë me gjithë përpjekjen e kësaj strukture për te lënë diku shenjë pune.
KM del shpesh si një “Vrasës” me pagesë i paarrestuar. Ka dy ministra në qeli, Tahirin për drogëzimin e vendit, Kokën për plehërimin e vendit, në pritje t’u shtohet Ahmetaj zëvëndësikryeministri i Ramës, apo Agaçi, Balla Gjiknuri, Xhaçka e Veliaj. Ka gjysmën e bashkiakëve ku kryeson Veliaj, dhe po aq, gjysmën e qeverisë të pandehur e të burgosur. Eshtë vetë në proces hetimi në USA për punët e shkathëta me ish-drejtorin e kundërzbulimit Charles McGonigal
Agjenti na del se ka bredhur në adresa ku Rama ka pasur dijeni. Së paku dy janë bërë publike. Ka vajtur te botuesi Ora news Ylli Ndroqi e ka kërkuar qindra mijë euro për histori vizash e non gratash. Hysenbelliu botuesi “Focus” media konfirmoi vizitën dhe kërkesën e agjentit të bashkëhetuar me Ramën për të rregulluar punët për vizë amerikane. Nuk duhet ende nëse e ka dërguar Rama te Topi, Klani, Vizion, apo te Zamiri(Scan), Abc Devolli, duke nbajtur kështu dhunshëm kontroll mbi linjën editoriale të medieve. Dje u rikthye të marrë dy godina te biznesmenit Hysenbelliu, pa njoftim, pa vendim gjykate, me urdhër telefonik si shpesh-herë. Sekuestro me VKM është këmbëshkelja e Kushtetutës. Kjo ndodh me të pabindurit sepse me bishtkrehurit është shend e verë.Raporti i DASH i sapodale javën e shkuar fliste me emra për veprimet abuzive të Ramës ndaj biznesmenëve dhe medieve. Njeherësh si asnjëherë tjetër në raport thuhej për çeshtje konkrete dosjen e inceneratorëve. Raporti shkruante se janë zhdukur mbi 270 miliinë euro. Kjo është një nga gjetjet që e ka riçmendur Ramën. Kryeministri vepton me qeverinë, biznesin dhe drejtësinë si një kompaani private ku ai është pronari. Njëlloj ka vepruar e do të veprojë me zgjedhjet. Ai është nën ankthin e marrjes i pandehur në USA dhe kjo e ka nxjerrë përfundimisht nga binarët. Nuk riformatohet më ky individ. Marrëzia e sjelljes është problem i tij, ndërsa mënyra se si duhet ndaluar, është problemi ynë. Eshtë çmenduri e tepruar të mendosh se duke kryer akte, reagime normale, të përgjegjshme, ligjore, ndalon çmendurinê e veprimeve të Edi Ramës. Çmenduria e babëzia e tij kane përzëne mbi 900.000 shqiptarë dhe tani është duke i dhënë dorën e fundit. Eshte moment i asaj gotës se ujit. Duhet domosdoshnërisht një çmebduri opozitare apo më fort mbarëshqiptare, për të ndaluar me çdo kusht anormalin pa mjekim.
Kunder Edi Ramës, në kohën e tij ekstreme duhen veprime ekstreme.
Kundër tij, duhet të çmendemi, nëse nuk duam të asgjësohemi. Një gotë ujë për të gjithë….
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular