BallinaOP EDDora e shtrirë e Enkelejd Alibeajt, një akt kombëtar!

Dora e shtrirë e Enkelejd Alibeajt, një akt kombëtar!

Mirela Çërraga Karabina
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Z. Enkelejd Alibeaj ka shtrirë dorën për kandidatët dhe demokratët që në zgjedhjet e 14 majit të garojnë më siglën e PD-së dhe ta votojnë atë. Një ftesë e sinqertë për demokratët, por jo vetëm, në emër të interesit kombëtar të betejës me regjimin e Edi Ramës, në emër të sakrificës së tyre dhe dëshirës së madhe për ta parë PD-një alternativë të vërtetë qeverisëse drejt zhvillimit pro-perëndimor të vendit.
Partia Demokratike, si një parti vitale dhe alternativë qeverisëse, i ka kapacitetet për kandidatë për kryetarë bashkish dhe këshilla për zgjedhjet vendore!
Beteja e PD-së nuk është mes demokratësh por është beteja me regjimin që ka varfëruar jetën e shqiptarëve. Dhe këtë betejë lëvizja e Foltores e ka miniuar duke e kthyer në luftë të brendshme përmes shkeljes së kushtetutës së partisë, shpërfilljes së strukturave legjitime, anarshisë, dhunës, fyerjeve, sharjeve e sulmeve të paprecendetë ndaj drejtuesve të PD-së dhe anëtarëve të saj që mendojnë ndryshe.
Kjo nuk mund të jetë partia që demokratët duan!
Është amorale që demokratët sot të orientohen të votojnë kundër partisë së tyre, kundër mundit dhe sakrificave kaq vjeçare, kundër qëndresës dhe idealeve te tyre.
Ndërsa, sa për kandidatët për kryetarë bashkish të dalë nga primaret (një proces i kontestueshëm nga vetë foltoristët), sot ata janë në një provë personale dhe politike: të shkojnë drejt interesit të përgjithshëm në të mirë të partisë dhe shoqërisë apo të shkojnë drejt interesave të ngushta në dëm të partisë dhe Shqipërisë.
Asnjë argument logjik nuk ekziston që të përligjë garimin e tyre me sigël jo të PD-së duke konfuzuar demokratët!
Ky do të jetë turpi i tyre!
Pasi është e thjeshtë, regjimi nuk mund të rrëzohet kur jemi të ndarë copë e çikash!
Të tjerat janë pallavra!
Demokratët dhe qytetarët sot janë të uritur për modelin e bashkimit mes tyre dhe jo të përçarjes, modelin e ndërtimit dhe jo shkatërrimit, modelin e zhvillimit dhe jo të rrënimit.
Dhe këtë e dëshmon morali dhe integriteti i dorës së shtrirë të Enkelejd Alibeajt për demokratët, një akt kombëtar që i shërben interesave të partisë, shoqërisë dhe Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular