BallinaAktualitetSondazhi-Tirana/ Vetëm 44.4% e votuesve do të marrin pjesë në zgjedhjet e...

Sondazhi-Tirana/ Vetëm 44.4% e votuesve do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës a do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe 44.4% e kryeqytetasve janë përgjigjur sigurisht që do të marrin pjesë.

36.8% e qytetarëve të Tiranës janë shprehur skeptik duke thënë ndoshta do të marrim pjesë në zgjedhjet për kryetarë Bashkie. Ndërsa 9.7% e kryeqytetasve janë shprehur ndoshta nuk do të marr pjesë në zgjedhjet lokale. Ndërkohë 5.7% e qytetarëve të Tiranës janë shprehur sigurisht që nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet lokale.

Tek ata që janë shprehur se ndoshta nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe sigurisht që nuk do të marr pjesë 15.5% janë meshkuj ndërsa 15.4% janë femra.

Ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 21.9% pasuar nga grup mosha 25-34 vjeç me 20.2%, grup mosha 45-54 vjeç me 17.6%, grup mosha 18-24 vjeç me 15.4% dhe ka një zbritje tek grup mosha 55-64 vjeç me 9% duke shkuar në 6.5% në grup moshën 65-75 vjeç.

39% e atyre që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit janë të pa identifikuar politikisht ndërsa 12.8% janë votues të PD dhe 6% janë votues të PS.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular