BallinaAktualitetAlarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raportohet për shpërthime

Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, raportohet për shpërthime

Alarm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se janë njoftuar për një shpërthim të mundshëm. Zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë në mediat në Kosovë se janë marrë të gjitha veprimet për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular