Burimet i thanë per Balkanweb se Jorida Tabaku, Dhurata Çupit dhe Oriola Nebiajt kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Grupi tjetër i Gazment Bardhit dhe Indrit Sefës, kërkojnë të dilet me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen dhe grupi tjetër që përbën shumicën e Kryesisë dhe që drejtohet nga Alibeaj kërkojnë që të dalin patjetër në Tiranë me kandidat për kryetar bashkie dhe në 20-30 bashki, mes të cilave Fieri, Korça, Dibra, Kuçova dhe Kurbini dhe të mos ketë kandidatë në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve. Për Tiranën siç është mësuar janë Jonila Godole dhe Roland Bejko.