BallinaKryesoreLISTA/PD do të paraqitet me kandidatë për Këshillin Bashkiak në Korçë

LISTA/PD do të paraqitet me kandidatë për Këshillin Bashkiak në Korçë

Elvin Bregu, koordinator i grupit të punës për PD Korçë përmes një Komunikimi publik ka bërë të ditur se PD do të paraqitet me listën e kandidatëve për Këshilltarë Bashkiak në Korçë.
Lista e kandidateve te keshillit bashkiak Korce eshte propozuar nga kandidati per Kryetar Bashkie. Miratimi I listes perfundimtare eshte kompetence (eskluzivitet) i PDSH.

Ne rastin konkret lista eshte miratuar e plote pa hequr asnje emer nga lista. Jane bere dy ndryshime te cilat ishin miratuar nga PDSH kohe me pare bazuar ne komunikimet dhe informacionet e dhena nga vete propozuesi i listes. Pas ripozicionimit te ketyre dy kandidateve , keto ndryshime reflektojne dhe ne renditjen e gjithe kandidateve. Mire do ishte qe te votohej me lista te hapura, por ende ligji zgjedhor nuk e ben te mundur kete.
Deklaratat e bera nga disa kandidate i konsiderojme te nxituara dhe qe nuk i sherbejne frymes se bashkepunimit dhe situates ne te cilen ndodhet sot Partia Demokratike e Shqiperise. Partia Demokratike e Shqiperise eshte ASET KOMBETAR dhe nuk eshte as e Berishes, Bashes apo Alibeajt , por eshte e demokrateve dhe popullit opozitar. Disa individe pseudodemokrate nuk mund te mbajne peng PD Korce.
Falenderojme kandidatin per kryetar Bashkie Dr. Gjergji Gjata per angazhimin dhe kontributin e tij. Ai eshte nje vlere e shtuar ne PD dhe per te dera eshte gjithmone e hapur. Nje student i Dhjetorit nuk mund ta kete vendin askund tjeter pervecse tek Partia Demokratike e Shqiperise.
Dy kandidatet per keshilltare te keshillit Bashkiak Korce te cilet kane deklaruar terheqje publikisht jane thjesht viktima te keqperdorur nga pseudodemokratet e lartpermendur dhe egoja e tyre. Ne kete rast nuk ka me vend per te humbur energji.
Jemi duke punuar prej disa muajsh ne interesin me te mire te demokrateve te Korces me qellim qe votat e demokrateve te mos percahen. Jemi te sigurt ne hapat qe hedhim dhe deri tani ka rezultuar qe jemi ne rruge te mbare.
Fitore Partia Demokratike Korce dhe kandidatet e saj!

Elvin BREGU
KORDINATOR , GRUPI I PUNES PD KORCE

PD_Korce_lista_keshill_kyetar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular