BallinaPolitike"Ka pakt të fshehtë me Berishën", ja si reagon Gazment Bardhi

“Ka pakt të fshehtë me Berishën”, ja si reagon Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ditët e fundit është kritikuar në medie për qëndrimet e tij të fundit në forumet e larta të partisë, ku u vendos për mënyrën se si do të dilet në zgjedhjet e 14 majit.

Bardhi në mbledhjen e kryesisë nuk ju bashkua grupit që kërkonte mbulim të 61 bashkive me kandidatë. Kjo ka bërë që ndaj tij të shpërthejnë insinuata, deri dhe akuza se ka shërbyer brenda PD si “delfin” i Sali Berishës.

Pikërisht për këtë situatë, ai ka bërë një reagim në twitter në orët e vona të kësaj të shtune. Bardhi pohon me vendosmëri se me Berishën nuk ka patur kurrë pakte të fshehta dhe nuk do të ketë kurrë.

Reagim i plotë

Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.

Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2 lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!

Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular