BallinaBota“Sot vajtojmë humbjen e drejtësisë në Amerikë”, Trump iu dërgon e-mail mbështetësve:...

“Sot vajtojmë humbjen e drejtësisë në Amerikë”, Trump iu dërgon e-mail mbështetësve: Një parti politike në pushtet arreston kundërshtarin kryesor që s’ka kryer krim

Donald Trump u ka dërguar email mbështetësve të fushatës së tij “Trump 2024”, duke pretenduar se “sot ne vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë”.

“Sot është dita që një parti politike në pushtet arreston kundërshtarin e saj kryesor që nuk ka kryer krim”, shkroi ai.

“Meqenëse do të jem jashtë komisionit për orët e ardhshme, dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar për gjithë mbështetjen tuaj”, tha ndër tjera Trump.

“Kombi ynë po bëhet një vend Marksist i Botës së Tretë, që kriminalizon disidencën dhe burgos opozitën e tij politike. Ne jemi një komb që shpallëm pavarësinë nga perandoria më e madhe në botë, fituam dy luftëra botërore dhe zbritëm njeriun e parë në Hënë. Rezistenca është në gjakun tonë. Lëvizja jonë ka kapërcyer shumë gjëra. Nuk ka dyshim në mendjen time se do të triumfojmë edhe një herë dhe do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë në 2024”, u tha ndër tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular