BallinaPolitike“Në sheshin e burrave, të ndajmë të bardhën nga e zeza”, Boçi...

“Në sheshin e burrave, të ndajmë të bardhën nga e zeza”, Boçi mesazh qytetarëve në çeljen zyrtare të fushatës: Ja çfarë nuk do të bëj për ju

Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

“E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë.

E kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori të ardhmen. E kanë zhytur në korrupsion. Në vendim në të pasur mbi dhe, Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës. Në themel ka shpopullimin e Elbasanit he kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Por, kanë harruar një gjë, që Elbasani duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë. Është i rreptë në gjykim, i ngjan atij malit që brenda është një vullkan. Mikun e përkëdhel me fjalën mbret por veten e quan mësues. Kush nuk e vlerëson këtë vend, ikën i turpëruar me kokën poshtë. Elbasani është një djep për dijetarët dhe një varr për sundimtarët.”, tha Boçi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular