BallinaKronikeDETAJET/Mori sot flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në...

DETAJET/Mori sot flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se një autobus i linjës së “Institutit” ka marrë flakë në lëvizje e sipër, në rrugën “Dritan Hoxha”. Blutë njoftojnë se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht pjesa e motorit të mjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular