BallinaKryesoreFondet për partitë politike/ Partia Socialiste merr “tortën”, ja sa para ndahen...

Fondet për partitë politike/ Partia Socialiste merr “tortën”, ja sa para ndahen për PD dhe PL

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë publike këtë të mërkurë projektvendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore të Partive Politike.

Në një deklaratë për mediat, Celibashki tha se buxheti në total si ndihmë financiare është 345 milionë dhe kjo shumë do t’i ndahet partive të cilat përfitojnë nga ky projektligj për vitin 2023.

Pjesën më të madhe të “tortës” e ka marrë partia në pushtet, Partia Socialiste, e cila do të përfitojë 151 494 783 lekë ndërsa Partia Demokratike 106 402 261 lekë.  Ndërsa Partia e Lirisë, përfiton 15 577 215 lekë.

Lista e plotë e partive që perfitojnë fonde:

PS – 151 494 783 lekë

PD – 106 402 261 lekë

PDIU – 9 753 658 lekë

PBDNJ– 8018647 lekë

PR – 11 488 669  lekë

PAA – 8018647 lekë

PLZHK –  8018647 lekë

Levizja Legalitetit – 8018647 lekë

PL- 15 577 215 lekë

PSD- 12 266 269 lekë

Nisma thurje – 6 283 636 lekë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular