Nga Azgan Haklaj
Demokratë të Shqipërisë!
Me dt 18-të prill, ora 17.00 në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”,Partia Demokratike e Shqipërisë hap zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Theksi dhe objektivi i kësaj fushate është jo vetëm inkurajimi dhe votimi i kandidatëve tanë për kryebashkiakë dhe keshilltarë zonal por dhe shkeputja perfundimtare nga e keqja kombëtare mbetjet komuniste, të korrutuara dhe të sanksionuara nga e gjithe bota demokratike.
Së bashku me këtë divorc logjik largohet dhe mentaliteti monist, bajraktarizmi dhe diktati partiak.
Një erë e re po fryn për të djathtën autentike e moderne shqiptare e cila në menyrë të shkelqyer përcaktohet në programin dhe fushatën e kandidatit tonë për kryeqytetin z.Roland Bejko.
Slogani “Frymëmarrje për Tiranën” nuk është thjesht një slogan elektoral i z.Bejko por një filozofi e demokratëve të mbështetur si asnjëherë nga aleatët tanë perëndimërë me në krye SH.B.A për tu ndarë përjetësisht nga mbeturinat e komunizmit.
Kjo frymëmarrje në Tiranë do të rrezatojë në Atdheun dhe Kombin tonë pasi që nuk do të jetë thjeshtë një frymëmarrje kundër betonizimit por frymëmarrje, kundër oligarkisë politike e financiare, korrupsionit, nepotizmit, feudalizmit e mercenarizmit politik, kundër kultit të individit dhe miteve të rreme, si dhe një hap madhor drejt kombëtarizmit.
Roland Bejko ka kryefjalë dhe kallzues të doktrinës politike shkëputjen përfundimtare nga mentaliteti bolsheviko-komunist, berishizmit si filozofi.
Qëllimi i Bejkos është finalizimi i platformës së kuvendit kombëtar të PDSH-së i dt 18-të dhjetor të vitit 2021 ku u sanksionua dekomunistizimi dhe despiunizimi i PD-së dhe kthimi i saj nga levizje politike në parti politike me identitet të qartë të djathtë, parti konservatore.
Tirana është një shembull tashmë i dekonspiruar se me kë ndeshen me të vertetë demokratët konservatorë.
Një kandidat demokratë si Roland Bejko kunder 5 kundërshtarëve të majtë, garë të prirur nga kryetari i fosiljeve komuniste Marko Dajti.
Një tablo që nuk don koment.
Une siguroj demokratët se kjo frymëmarrje do të vijë pasi Atdheu ynë është në limitet e asfiksisë.
Demokratët që rrëzuan diktaturën më të egër të kontinentit e më gjerë do ja dalin.
Një erë e re po fryn pë Atdheun e Kombin tonë.
Eshtë koha të bashkojmë jo vetëm votën por edhe frymën tonë për ti dhënë frymë lirisë e demokracisë e për tu ndarë përfundimisht nga e shkuara që na kandëshkuar e varfëruar.
Demokratët me votën e tyre do të shënojnë ndarjen përfundimtare me Trekëndëshin e Bermudës.
Qytetaria e Tiranës e bojkotoj kandidatin e kualicionit BF Belind Këlliçi.
Qytetarët e ardhur nga gjithë Shqipëria në stadiumin Air Albania bojkotuan koalicionin e fuksit Metaj dhe nongratës Sali Berisha.
Metaj nongrata tek demokratët dhe Berisha tek SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe.
Metaj dhe Berisha janë dy brinjët e trekëndëshit që mbajnë në këmbë regjimin.
Tashmë demokratët janë të ndërgjegjshëm se Berisha ndaloj kandidatët e primareve për të pranuar siglën e partisë tonë dhe i çertifikoj me firmën e Brahimllarit, ndërsa jeniçeri Celibashi e la pa kryetar me qëllim kualicionin BF që Berisha të dergojë në pusi demokratët për ti trafikuar votat tek Ilir Metaj që t’ia blatojë si testatament opozitën.
Ata që mbetën pa vulë mbetën edhe pa emër dhe shumë shpejt do t’i humbin të gjitha, edhe selinë e uzurpuar.
Demokratët i thanë jo koalicionit të fuksit me nongratën në stadiumin Air Albania.
Demokratët e Shqipërisë çertifikian fundin e Katovicës.
Nongrata dhe fuksi mbetën si kali i qyqes!
Demokratë të Tiranës!
Çdo votë për Roland Bejkon është kundër pesënjakëve të së majtës që synojnë asfiksimin e PD-së dhe të djathtës!
Demokratë të Shqipërisë!
Votoni PD-në, këshilltarët me siglën e saj, kandidatët e saj për kryetar në njësitë ku ajo kandidon.
Tani gjithçka është e qartë.
Kush është demokrat dhe i djathtë përtej çdo hatërmbetje apo utilitarizmi përsonal voton PDSH-në, aleate e trinisë së shenjtë të lirisë dhe demokracisë globale SHBA-BE-Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe.