BallinaKryesoreRoland Bejko prezanton programin me 15 pika: Luftë çmimeve të larta të...

Roland Bejko prezanton programin me 15 pika: Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës…

PD me kandidat për zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejkon ka ndarë programin e PD-së për zgjedhjet vendore.

1. Arsimi para universitar. Hartë shkollore profesionale sipas parimit: Shkollë jo më tepër se 15 minuta larg.
2. Arsimi i lartë, Tirana do të jetë qyteti miqësor i studentëve. Do krijohet infrastrukture pë të pritur deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
3. Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike të pavarura.
4. Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i provimit vendas.
5.Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Rinasit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Do ketë statut të posaçëm për menaxhimin e Tiranës.
6.Shpallja muze te burgu i 313. Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën
7.Mjedisi. Adoptim i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit. Sepse sot norma ekzistojnë por si respektojnë.
8.Strehimi. Luftë çmimeve të larta të banesave, ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit.
9. Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Ri konceptim shërbimit spitalor.
10.Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 15% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
11.5 vite zero taksa ndaj sipërmarrësve turistikë.
12.Transporti. Pikë e ndjeshme tek qytetarët dhe do trajtohet me kujdes për shkak të premtimeve futuriste. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Do kenë mundësi të lëviznin në të gjitha akset e transportit në Tiranë. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore. Kur të hyjnë në Tiranë të shfrytëzojnë shërbimin e përmirësuar publik.
13.Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, rekreativë, industriale dhe sportive. Jemi për një Tiranë policentrike dhe të ndërtuar horizontale;

14 Sporti. Krijim i abonesë bashkiake për sportin. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.
Në ditët vazhdim do të kemi pasurim dhe shtjellim të këtyre temave.”- tha Bejko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular