BallinaEkonomiSi po ndryshon konsumi i shqiptarëve dhe modelet e bizneseve, nga popullariteti...

Si po ndryshon konsumi i shqiptarëve dhe modelet e bizneseve, nga popullariteti i Big Brother

TV luan një rol të madh në jetën e njerëzve. Jo vetëm kaq, por mund të ndikojë edhe në blerjet e shikuesve. Reality Show-t në veçanti, sikurse Big Brother, është një metodë reklamimi e lehtë për shumë marka, sepse nëse një personazh i famshëm e ka atë, ju e dëshironi atë.

Sipas mediamonitors.net “Televizioni nuk ka të bëjë thjesht me shikimin e gjërave të reja dhe të ndryshme. Ai ka të bëjë kryesisht me shitjen.”. Ky ndikim është bërë më i theksuar me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, të cilat kanë mundësuar komunikimin në mënyra që më parë ishin të pamundura.

Kjo ka bërë që informacioni të arrijë shumë shpejtë tek publiku, duke krijuar një atmosferë të frytshme për lindjen e personazheve të famshëm dhe të programeve të televizionit si “Big Brother”.

Të gjithë e kemi hasur në rrjete sociale apo edhe e ndjekim, efektin që ky edicion BBV ka pasur te masa dhe format kanë qenë të shumta: “Luiz”, hashtagu me emrin e të cilit theu rekorde në platforma sociale si TikTok apo Instagram, ulja e frekuentimit të bareve në ditët e transmetimit live të Prime-t, lindja e metodave marketimi për bizneset, sidomos ata të e-commerce etj.

Frekuentim i ulët i bareve, rritet konsumi në shtëpi

Gjatë netëve të spektaklit, të martën dhe të shtunën, është vërejtur një frekuentim më i ulët i lokaleve dhe një qarkullim më i lehtësuar i automjeteve.

I pyetur nga Monitor, Enri Jahja, drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka pohuar se ky fenomen po vijon edhe pas disa muajve shfaqjeje.

“Vihet re një frekuentim i ulët i bareve ditëve të marta apo shtuna në darkë, fillimisht mendohej se lidhje më stinën e dimrit, por më pas u vu re që lidhja ishte me shfaqjen direkte. Ndonëse thuajse të gjithë baret kanë tv të lidhur me Digitalb, preferohet shtëpia edhe për shkak të orëve të zgjatura që zgjat nata”-pohon ai.

Nga ana tjetër, sipas vëzhgimeve në treg, popullariteti në veçanti i këtij edicioni Big Brother stimulon shitjen e kartave të Digitalbit që kushtojnë 1,000 lekë për tre muaj, por që paraprakisht duhet patjetër të kesh një nga abonimet bazë (njëri nga ato kushton 18 000 lekë për një vit).

Një tjetër element që është nxitur këto muaj ka qenë konsumi i ushqimeve të shpejta si fast food, sushi dhe produkte sallamerie e djathëra gjatë kohës së transmetimit live ditëve të marta dhe të shtuna.

Sipas një vëzhgimi në treg, restorantet e sushi-t përgatisin menu të personalizuara për këto dy ditë dhe mundësojnë catering të shpejtë, sakaq supermarketet kanë raportuar nxitjen e shitjeve të kokoshkave, sallameve dhe djathrave.

Bizneset

Thirrjet që shfaqjet e realitetit televiziv kanë për audiencën e tyre kanë bërë që shumë produkte dhe kompani ta eksplorojnë atë për shpenzimet e tyre të komunikimit të marketingut dhe vendosjen e produkteve dhe shërbimeve.

Me rritjen e shikueshmërisë, bizneset janë përmirësuar gjithashtu në përmbajtje dhe kanë dalë me paketa më të mira që tërheqin më shumë audiencë për të qëndruar në treg dhe për të përfituar në tortën e shpenzimeve që bëhet për hir të këtij fenomeni.

Rastet e vëzhguara janë të shumta: qirinj aromatikë më emrat e personazheve, bluza apo veshje të personalizuara me emrat apo foton e personazheve, edhe produkte ushqimore që shiten krahas emrave të pjesëmarrësve në reality show.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular