BallinaAktualitet“Gjithë trupi i çarë me....”/ Gazetarja Klodiana Lala tregon takimin me 28-vjeçaren...

“Gjithë trupi i çarë me….”/ Gazetarja Klodiana Lala tregon takimin me 28-vjeçaren e dhunuar

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentin e takimit me 28-vjeçaren që u dhunua një javë rresht nga i dashuri i saj. E ftuar në Euronews, Lala tha se i kishte parë vetë plagët në trupin e të resë. Ajo shtoi se të gjithë trupin, i riu ia kishte çarë me majën e thikës.

“Në një moment ajo ngriti tutën që mbante veshur dhe kishte komplet trupin të goditur me majën e thikës. Ne nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur brenda asaj shtëpie, nëse ka pasur persona të dytë apo të tretë të përfshirë. Ne kemi rrëfimin e një vajze që cilido qoftë motivi, problemi është se sot një djalë 31-vjeçar i cili më herët ka qenë në burg në Austri…vajza e ka pritur sa ka dalë nga burgu dhe të rinisin jetën së bashku dhe ai ka shkuar deri aty, sa dhuna ka qenë aq e tmerrshme dhe aq barbare sa vajza ka menduar të vrasë veten,” – u shpreh Lala.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën.

Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular